Njoftim VLORA PARKING SHA
Të nderuar qytetarë
Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë nr. 18, datë 28.02.2026, dhe në kuadër të përmirësimit të organizimit të hapësirave publike të parkimit, Shoqëria “VLORA PARKING” SHA do të nisë punimet për vijëzimin e vendeve të parkimit dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale në Sheshi tek Stadiumi i Flamurtarit.
Për mundësimin e realizimit të këtyre punimeve, kërkohet që deri më datë 17.06.2026 të lirohen të gjitha automjetet e parkuara në këtë zonë.
Njoftojmë se pas këtij afati, ndaj mjeteve që vijojnë të zënë hapësirën publike objekt ndërhyrjeje do të merren masat përkatëse nga Policia Bashkiake, përfshirë largimin e tyre me karrotrec, me qëllim garantimin e vijimit normal të punimeve.
Ftojmë të gjithë qytetarët, rezidentët dhe vizitorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që ky proces të realizohet në kohë dhe sipas standardeve të përcaktuara, në funksion të krijimit të një qyteti më të rregullt, më funksional dhe më mikpritës për të gjithë.
VLORA PARKING SHA






