THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
BASHKIA VLORË
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE
Subjekti: “Vera Kulturore 2026”
Fondi limit –3,000,000 (Tre milion) Lekë
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore në kuadër të aktivitetit “Vera Kulturore 2026”, me qëllim promovimin e qytetit të Vlorës si një destinacion turistik dhe kulturor gjatë sezonit veror, duke forcuar identitetin kulturor të qytetit dhe të njësive administrative.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë.
“Vera Kulturore 2026” synon organizimin e një kalendari aktivitetesh në territorin e Bashkisë Vlorë gjatë periudhës korrik – gusht 2026, me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore, gjallërimin e jetës sociale dhe forcimin e ofertës turistike të qytetit dhe njësive administrative. Aktiviteti “Vera Kulturore 2026” do të zhvillohet në pesë destinacione kryesore: Vlorë, Orikum, Novoselë, Shushicë dhe Babicë, përmes realizimit të eventeve tematike me pjesëmarrjen e artistëve vendas, grupeve polifonike, shfaqjeve humoristike, muzikës live dhe DJ, në funksion të krijimit të një atmosfere gjithëpërfshirëse për qytetarët dhe turistët vendas dhe të huaj.
Ky aktivitet ndërthur traditën kulturore me format e ndryshme bashkëkohore të argëtimit, duke siguruar impakt të dukshëm në jetën kulturore të qytetit.
Në këtë kuadër, “Vera Kulturore 2026” ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në aktivitete kulturore në të gjithë territorin e Bashkisë, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal, aktivizimin e të rinjve dhe artistëve vendas, diversifikimin e ofertës turistike gjatë sezonit veror, nxitjen e ekonomisë lokale dhe gjallërimin e hapësirave publike.
Ky projekt përfshin një program të detajuar aktivitetesh, plan organizimi dhe menaxhimi, si dhe promovim për të garantuar pjesëmarrje sa më të gjerë të publikut.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
- Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale”;
- Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 67, datë 28.05.2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 100, datë 23.12.2025 për Buxhetin e Bashkisë për vitin 2026”, i ndryshuar.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 20.07.2026-25.07.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit të Bashkisë Vlorë për aprovim. - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime për aktivitetin “Vera Kulturore 2026”.
Përshkrimi i Projektit
Top of Form
Në kuadër të aktivitetit “Vera Kulturore 2026”, Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, me qëllim organizimin e një kalendari të diversifikuar aktivitetesh gjatë sezonit turistik veror, në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore, gjallërimit të jetës sociale dhe krijimin e një oferte të pasur turistike për qytetarët dhe vizitorët vendas dhe të huaj. Ky aktivitet synon krijimin e një atmosfere gjithëpërfshirëse dhe pasurimin e jetës kulturore të qytetit gjatë sezonit turistik, përmes një kalendari të larmishëm aktivitetesh, duke vendosur në fokus përfshirjen aktive të komunitetit lokal.
Aktivitetet në kuadër të “Vera Kulturore 2026” do të zhvillohen gjatë periudhës korrik – gusht 2026, në njësitë administrative të Bashkisë Vlorë, përfshirë Vlorën, Orikumin, Novoselën, Shushicën dhe Babicën. “Vera Kulturore 2026” parashikon organizimin e eventeve tematike dhe performancave artistike, me pjesëmarrjen e artistëve vendas, grupeve polifonike, stand-up comedy, shfaqjeve humoristike, koncerteve me muzikë live dhe DJ, performanca të muzikës polifonike labe dhe folklorit tradicional nga ansamblet lokale, shoqëruar me anekdota dhe valle popullore, me synim krijimin e një atmosfere festive, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në hapësirat publike. Në vijim, aktiviteti synon gjallërimin e jetës kulturore dhe sociale në të gjithë territorin e Bashkisë Vlorë, përmes realizimit të aktiviteteve artistike dhe kulturore edhe në njësitë administrative, duke ndikuar në aktivizimin e hapësirave publike, dhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit lokal. Përmes një programi të larmishëm aktivitetesh synohet promovimi i identitetit kulturor të çdo zone të territorit të Bashkisë Vlorë dhe pasurimin e ofertës turistike përtej periudhës së sezonit turistik dhe duke nxitur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor. Bashkia Vlorë do të mbështesë projekte artistike e kulturore, që promovojnë trashëgiminë kulturore dhe identitetin lokal, duke nxitur njëkohësisht pjesëmarrjen e të rinjve dhe artistëve vendas. Gjithashtu, aktivitetet duhet të ndikojnë në diversifikimin e ofertës turistike gjatë sezonit veror, në nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe në gjallërimin e jetës urbane, duke krijuar një impakt të qëndrueshëm në zhvillimin kulturor të Bashkisë Vlorë. Përmes turit kulturor lëvizës sigurohet shpërndarje e barabartë e aktiviteteve në të gjitha njësitë administrative të territorit të Bashkisë Vlorë. Projekti duhet të përfshijë një program të detajuar aktivitetesh, plan organizimi dhe menaxhimi, si dhe promovimin, me qëllim garantimin e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë dhe rritjen e impaktit të aktiviteteve tek komuniteti dhe vizitorët vendas e të huaj.
Bottom of Form
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe realizimi i programit kulturor “Vera Kulturore 2026”. Përmes një kalendari të larmishëm aktivitetesh, program synon të forcojë identitetin kulturor të qytetit dhe njësive administrative, të promovojë trashëgiminë kulturore dhe të ndikojë në zhvillimin e një destinacioni turistik tërheqës, dhe gjithëpërfshirës për qytetarët, vizitorët vendas dhe turistët e huaj.
Ky projekt ka për qëllim të:
- Realizojë një program gjithëpërfshirës artistik dhe kulturor, duke përfshirë koncerte, performanca muzikore, aktivitete folklorike, shfaqje artistike dhe evente tematike me qëllim krijimin e një atmosfere festive dhe gjithëpërfshirëse në qytet.
- Promovojë trashëgiminë kulturore dhe identitetin lokal të Bashkisë Vlorë, duke vendosur në fokus folklorin, dhe elementët karakteristikë të secilës zonë të territorit të Bashkisë Vlorë.
- Forcojë pozicionimin e qytetit të Vlorës si destinacion kulturor dhe turistik, me qëllim pasurimin e ofertës turistike përtej periudhës së sezonit turistik.
- Sigurojë zhvillimin e aktiviteteve në të gjithë territorin e Bashkisë Vlorë, përmes realizimit të turit kulturor lëvizës në njësitë administrative Vlorë, Orikum, Novoselë, Shushicë dhe Babicë, duke siguruar përfshirjen e komuniteteve lokale dhe aktivizimin e hapësirave publike.
- Nxisë pjesëmarrjen e komunitetit lokal, të rinjve dhe artistëve vendas, me qëllim krijimin e një atmosfere argëtuese, gjithëpërfshirëse gjatë realizimit të programit “Vera Kulturore 2026”.
- Mbështesë zhvillimin ekonomik lokal, duke nxitur rritjen e numrit të vizitorëve.
- Rrisë vizibilitetin dhe impaktin e aktiviteteve përmes fushatave promovuese në rrjetet sociale për të maksimizuar pjesëmarrjen e komunitetit.
- Sigurojë infrastrukturën teknike dhe logjistike të nevojshme, duke garantuar funksionalitet, efikasitet dhe ambient të sigurt për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
- Nxisë bashkëpunimin mes institucioneve lokale, dhe aktorëve ekonomikë, për të organizuar evente, që pasurojnë jetën kulturore, artistike dhe turistike të qytetit dhe përfshijnë të gjitha grupmoshat.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme:
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Program i pasur artistik dhe kulturor, i cili përfshin koncerte me muzikë live, performanca artistike, shfaqje humoristike dhe folklorike, stand-up comedy, DJ, dhe interpretime të muzikës polifonike labe, me synim krijimin e një atmosfere festive dhe gjithëpërfshirëse gjatë sezonit veror.
- Organizim të aktiviteteve kulturore dhe argëtuese në hapësirat publike, duke synuar përfshirjen aktive të komunitetit lokal, të rinjve, familjeve dhe vizitorëve, si dhe gjallërimin e jetës sociale në territorin e Bashkisë Vlorë.
- Realizim të aktiviteteve kulturore në njësitë administrative të Bashkisë Vlorë, përmes turit kulturor lëvizës, duke siguruar përfshirjen e komuniteteve lokale në Vlorë, Orikum, Novoselë, Shushicë dhe Babicë.
- Promovim të trashëgimisë kulturore, përmes aktiviteteve që evidentojnë traditat lokale, folklorin, muzikën polifonike labe, dhe elementët karakteristikë të zonave të ndryshme të Bashkisë Vlorë.
- Realizim të materialeve promocionale, përfshirë fotografi, materiale audiovizive dhe promovim në platformat digjitale, me qëllim rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve dhe promovimin e aktivitetit “Vera Kulturore 2026” te qytetarët dhe vizitorët vendas e të huaj.
- Menaxhim i tërësishëm teknik dhe logjistik, për të garantuar siguri dhe funksionalitet maksimal për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
- Bashkëpunim me institucionet lokale dhe aktorët ekonomikë, për të siguruar organizimin e suksesshëm të aktivitetit dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave.
Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike, të hapura dhe të sigurta, që ofrojnë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 20.07.2026-.25.07.2026
Kriteret e vlerësimit
| Kriteri i Vlerësimit | Përshkrimi | Pesha (%) | Pikë Maksimale |
| Pajtueshmëria Administrative | Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. | 10% | |
| Pervoja ne organizimin e ngjarjeve | Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. | 30% | |
| Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar | Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. | 50% | |
| Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik | Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. | 10% | |
| Totali | – | 100% |
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit;
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti, ID;
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit;
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
Deklarata e te Drejtes se Autorit
Deklarata e konfliktit te Interesit
*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.






