APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE

BASHKIA VLORË

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre
Subjekti:Organizime festive për festat e 7-8 Marsit, për Bashkinë Vlorë.
Një Festë me Zemër për Ata që Japin Shumë!
"Me Zemër për Mësuesit dhe Gratë e Qytetit" – Festimet e 7 dhe 8 Marsit në Vlorë
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për figurën e mësuesit dhe rolin e gruas në shoqëri, Bashkia
Vlorë organizon dy ditë festimesh të mbushura me emocion, art dhe simbolikë."
Mbeshtetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e
kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për
zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të
turizmit.
3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”
4. Vendim. Nr. 648, Datë 16.10.2024 “Për miratimin e procedurave dhe të kritereve që ndiqen për
5. Financimin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit që konsiderohen të rëndësisë së
veçantë”
6. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të
Bashkisë për vitin 2025″,
Aplikuesit mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe
individë.

Kriteret për Aplikim
Kompani dhe individë që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të dorëzojnë:
 Profili i kompanisë dhe CV-të e ekipit.
 Portofoli me projekte të ngjashme.
 Propozimi teknik dhe financiar.
 Referenca nga projekte të mëparshme.
Afati i aplikimeve
 Aplikimet duhet të dërgohen deri në 4 mars 2025.
 Adresa elektronike: dzhetbashkiavlore@gmail.com

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje 
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.   
2. Formulari i aplikimit (Shkarko)
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit  (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.   
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për
aprovim.
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
 Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së
aplikimit dhe zbatimit të projektit.
 Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
 Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
 Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga
aplikanti.

PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Shoqata, Qendra, Fondacione)
o Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia
Vlorë).
o Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun
kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti).
o Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme).
o Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi, NIPT të
përditësuar dhe CV të subjektit aplikues).
o Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv.
o Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania.
o IBAN i llogarisë bankare në LEK, origjinal me vulë nga banka (i përditësuar).
o Preventivi për Bashkinë Vlorë, për zërat që kërkohet mbështetja financiare.

o Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar
donatorët përkatës).
o Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
o Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë).
o Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha
detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
o Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e
përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
o Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia
Vlorë).
o Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun
kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti).
o Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme).
o Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, NIPT të përditësuar dhe CV te
subjektit aplikues).
o Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv.
o Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania.
o IBAN i llogarisë bankare në LEK origjinal me vulë nga banka (i përditësuar).
o Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare.
o Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar
donatorët përkatës).
o Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
o Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë).
o Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha
detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
o Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e
përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
PËR APLIKANTËT QË JANË INDIVIDË:

o Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia
Vlorë).
o Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun
kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti).
o Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme).
o CV e detajuar e aplikantit.
o IBAN i llogarisë bankare në LEK origjinal me vulë nga banka (i përditësuar).
o Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare.
o Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar
donatorët përkatës).
o Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
o Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë).
o Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha
detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
o Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e
përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
7. Numri i llogarisë bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në LEK, e lëshuar nga banka
me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e pasaportës/ letërnjoftimit të aplikuesit.
9. Dy rekomandime 
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është
individ duhet të paraqiten tre rekomandime).
10. Deklaratë mbi të ardhurat 
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në
realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo
e detyrueshme).
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

Deklarata-e-Financimit-të-Dyfishtë

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit

Deklarata-e-te-Drejtës-së-Autorit

Formulari-i-Aplikimit

Formulari-i-Projekt-Buxhetit

You may also like...