FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNIMIN MBI MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË VLORË

FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNIMIN MBI MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË VLORË
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës së mbështetur më parë – ReLOaD1 dhe ReLOaD2 të zbatuar në periudhën tetë vjeçare 2017-2024. Faza e tretë e programit ka filluar më 1 Shkurt 2025 dhe do të vazhdojë deri në 31 Janar 2029. ReLOaD3 synon fuqizimin e shoqërisë civile për t’u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe mbikëqyrjen qytetare, ndërsa nxit qeveritë të krijojnë një mjedis mbështetës politik, ligjor dhe financiar për shoqërinë civile. ReLOaD3 do të punojë me qeveritë vendore (bashkitë) dhe do t’i nxisë ato të përdorin fondet publike për OShC-të në mënyrë transparente dhe të orientuar drejt zhvillimit, duke marrë parasysh nevojat vendore dhe duke përqafuar një qasje të bazuar në projekt.
Bashkia Vlorë në bashkëpunim me programin ReLOaD3 në Shqipëri ka shpallur më 31 Mars 2026 Thirrjen e parë publike për OShC-të e cila do të jetë e hapur deri më 4 Maj 2026. Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, programi ReLOaD3 do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi si dhe një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projekte për organizatat e shoqërisë civile. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrje.
- Dita e hapur organizohet më 8 Prill 2026, në Pallati i Kulturës “Labëria”, salla e katit të 2- të, Vlorë.
- Trajnimi për “Ciklin e Menaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 8 – 9 Prill 2026, në Pallati i Kulturës “Labëria”, salla e katit të 2- të, Vlorë.
Këto aktivitete do të zhvillohet pranë Bashkisë Vlorë sipas axhendës





