Konsultim me publikun me temë: Konsultim publik për buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

KOORDINATORI I NJOFTIMIT DHE KONSULTIMIT PUBLIK

 

 

​​​​​​​

NJOFTIM

Konsultim me publikun me temë: Konsultim publik për buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Në zbatim të ligjit nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” neni 18; ligjit nr.119/2014 “Per të drejtën e informimit” , ligjit nr.146/2012 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3,4 neni 52; Rregullores e Organizimit dhe Funksionimit të Bashkisë; si dhe Urdhrit nr.11769 datë 4.10.2023.

Ju njoftojmë se:

Në datat e caktuara sipas kalendarit më poshtë do të realizohet  Konsultimi publik për buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024 me përfaqësues: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak,  drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative, përfaqësues nga komuniteti, grupet e interesit, media dhe OJF.

Ky konsultim ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024 të Bashkisë Vlorë.

Komentet dhe rekomandimet e grupeve të interesit janë të mirëpritura, brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik në adresat e emaileve: daut_zeraj@hotmail.com dhe albana.naci@gmail.com

​​​​Data​​Ora​​Vendi

Rajoni 1 ​​​11.10.202316.30​​Bar Hallowen

Rajoni 217.10.202316.30​​Pallati i Kulturës

Rajoni 3​​​16.10.202316.30​​Pallati i Kulturës

Rajoni 4​​​12.10.202316.30​​Bar Relax Bar

Rajoni 5​​​13.10.202316.30​​Bar 8 Nëntori

Njësia Administrative Orikum10.10.202317.00​​Në ambjentet e NjA

Njësia Administrative Shushicë  05.10.202317.00​​Në ambjentet e NjA

Njësia Administrative Novoselë  06.10.202317.00​​Në ambjentet e NjA​​

Njësia Administrative Qendër09.10.202317.00​​Në ambjentet e NjA

 

Pjesëmarrja juaj në këtë takim është shumë e rëndësishme për garantimin  e një procesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës!

 

 

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”,Tel. 033421 201, Fax.: 033421201,  www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

You may also like...