SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE 1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)” në Kopshtin “Rrapo Hasimi” Vlorë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)

në Kopshtin Rrapo Hasimi” Vlorë

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë”,  Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023 ardhur me shkresën nr. 2443/1 Prot., datë 08.09.2023, nga ZVAP, hyrë në Bashki me nr. 10785, datë 14.09.2023, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 30, Datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, shkresës nr. 177 prot., datë 18.09.2023 “Kërkesë për personel mësimor” nga Kopshti “Rrapo Hasimi”, Vlorë, hyrë në Bashki me nr. 11006 prot., datë 19.09.2023.

Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:

Edukatore (mësues parashkollor) me kohë të plotë:

në Kopshtin “Rrapo Hasimi”, Vlorë

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë” me ndryshime.

You may also like...