MBI SHPALLJEN E LISTAVE PARAPRAKE TË FAMILJEVE/INDIVIDËVE TË KUALIFIKUAR DHE TË SKUALIFIKUAR NË PROGRAMIN E KREDIVE ME KUSHTE LEHTËSUESE NGA BUXHETI I SHTETIT, FAZA E DYTË.

MBI SHPALLJEN E LISTAVE PARAPRAKE TË FAMILJEVE/INDIVIDËVE TË KUALIFIKUAR DHE TË SKUALIFIKUAR NË PROGRAMIN E KREDIVE ME KUSHTE LEHTËSUESE NGA BUXHETI I SHTETIT, FAZA E DYTË.

 

Në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” të ndryshuar, neni 15, pika 1,2,3, të ligjit nr.22/2018, datë 03.05.2018 ”Për strehimin social” të ndryshuar, neni 15, pika 5, të Vendimit të Komisionit të Strehimit Nr. 1, datë 14 &15/01/2026 “Për shqyrtimin e dokumentacionit të familjeve/individëve që janë kualifikuar për të vazhduar me fazën e dytë të programit social “Kredi me kushte lehtësuese nga buxheti i shtetit”, depozituar fizikisht pranë Bashkisë Vlorë” në periudhën 23/10/2025 deri në 23/11/2025, për sa vijon:

Bashkia Vlorë shpall Listën Paraprake të Individëve/ Familjeve të Kualifikuara në Fazën e Dytë që përfitojnë nga programi social “Kredi me Kushte Lehtësuese”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit. (renditja e tyre është kryer sipas rendit alfabetik). Aneksi 1.

Familjet/individët e kualifikuar  duhet të paraqesin pranë Bashkisë Vlorë vërtetimin e nxjerrë nga ASHK nëpërmjet e-albania, se nuk disponojnë banesë në pronësi, ose ndonjë objekt tjetër që mund të përdoret për strehim, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si edhe nuk kanë kryer transaksion për tjetërsimin e pronësisë 5 vitet e fundit.

Listën e Individëve/ Familjeve që nuk janë kualifikuar si përfitues nga programi social “Kredi me Kushte Lehtësuese”,  në Fazën e Dytë Paraprake.   Aneksi 2.

Individët/ Familjet që nuk janë shpallur përfitues në këtë fazë, kanë të drejtën e ankimimit administrativ pranë Bashkisë Vlorë, brenda një afati prej 5 (pesë) ditë  nga data e shpalljes së këtij njoftimi.

Individët/familjet  që nevojitet  të plotësojnë, apo të përmirësojnë  dokumentacionin e specifikuar në emrin e tyre, duhet ta paraqesin brenda një afati 5 ditë nga data e shpalljes së këtij njoftimi pranë  zyrës me një ndalesë të Bashkisë Vlorë.

 

 

 

 

You may also like...