Ndezja e pemes se Krishlindjeve

Në një atmosferë të shkëlqyer dhe në prani të mjaft bashkëqytetarëve, u zhvillua ceremonia e ndezjes së dritave të Pemës së Festave të Fundvitit, në zonën e Pedonales.
Për herë të parë në vite, ky moment kulmon disa javë përpara festave. Ai përkon me finalizimin e dekorit festiv, një projekt i pakrahasueshëm me vitet paraardhëse, modern dhe i realizuar me fantazi, sipas modeleve më të mira bashkëkohore.
Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, i pranishëm në këtë ceremoni, shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, uroi që këto festa të sjellin më shumë gëzim dhe lumturi tek të gjithë qytetarët, tek fëmijët, tek familjet vlonjate, por, njëkohësisht të shndërrohen edhe në simbolika të rritjes së mirëqenies. “Uroj që, kjo atmosferë e bukur sot në këtë shesh, të jetë e tillë tek të gjitha mjediset familjare”, theksoi ai.
#bashkiaqeduam #gezuarfestat 🎄🎄🎄

You may also like...