Pjesa IV Konstituimi i KB
Pjesa IV Konstituimi i KB faqe 21.
Neni 4 pika 2 ( Thuhet se data për mbajtjen e mbledhjes së parë përcaktohet nga Sekretari(139/2015 neni 48 pika 2) nëkonsultim të ngushtë me Kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë dhe i njoftohet Prefektit.
- Data përcaktohet në bashkëpunimin Prefekt, Kryetar bashkie në fuqi dhe Sekretari i KB, sepse kryetarit të vjetër të bashkisë sipas nenit 60 të ligjit 139 mandati i përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës. Shumëndikim për datën ka Prefekti pasi është edhe kordinator me MB mbi bazën e Udhëzimit që ata dërgojnë. Së dyti, kryetari i ri , s’ka asnjë tagër ligjor të merret me atë punë.
- Që të bëhet konstituimi i mbledhjes së parë të KB , duhen 3 dokumente:
a-Shpallja përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ.
b-Shkresa e Prefektit të Qarkut sipas nenit 46, pika 2 e ligjit 139/2015,
ku përcaktohet numri i anëtarëve të KB për çdo bashki në juridiksionin e saj ,
mbi bazën e numrit të banorëve sipas evidencës së ZGJC të datës 1 janar të
vitit kur zhvillohen zgjedhjet në atë bashki .
c-Vërtetimi i mandatit të Kryetarit të bashkisë nga Gjykata e rrethit gjyqësor
(dhoma civile) ,sipas nenit 60 pika 1 të ligjit 139/2015.
Neni 5 – Sekretari ( ose Prefekti) për mbledhjen e parë , I shpërndan secilit këshilltar të pranishëm në mbledhje , 1 kopje të listës me emrat e këshilltarëve të konfirmuar nga KQZ.
Pse ?
Praktika ime është :
a-Kërkoj me shkresë zyrtare nga subjektet politike pjesëmarrëse në këshill, adresat e plota të të shtëpive për këshilltarët që ata kanë , e-mail dhe numrat e celularëve të tyre(Por edhe nga ZGJC çertifikatat). Mbi këtë bazë bëj njoftimin me shkrim të personalizuar për çdo këshilltar( dhe mbi zarf shkruaj emër. mbiemër, adresën e plotë të vendndodhjes dhe numrin e celularit dhe i dërgoj rekomande me postë, duke përcaktuar dhe rendin e ditës.
b- njoftim të dytë dhe komplementar u bëj nëpërmjet e-mail-it.të secilit prej tyre
c-dhe njoftimi I tretë nëpërmjet numrit të celularit ose grupit nëWhatsapp.
Hyrja – misioni I vetqeverrisjes vendore (mund të hiqet ), shumë teorike , mendoj që më mirë të kalohet tek objekti dhe qëllimi I kësaj rregulloreje . sepse misionin e shpjegon shumë mirë ligji “ Për Vetqeverisjen Vendore “.
Tek baza ligjore : Mund të shtohet ligji për dekoratat dhe dhe titujt vendorë të nderit.
Tek , përshkrimi I termave : 7 faqe, personalisht unë jam që të hiqet fare , sepse I zbërthen ligji dhe janë të lodhshme.dhe të panevojshme.
Tek pjesa II – Barazia gjinore
-Të hiqet pika 5 , për aksesin gjinor të granteve , sepse ku i kemi gjithë ato grante për të bërë këto seleksionime për mbështetjen e biznesit të vogël e të mesëm ndaj më duken të panevojsme edhe pikat 6,7,8 të fq 19.
Tek pjesa III- Parimet e jetës publike .
-Të hiqet neni 1 , për kuptimin e parimeve të jetës publike, pasi më duket një sqarim I tepërt për nivelin e këshilltarëve dhe, të kalohet direkt tek neni 2 pika 1 , sepse potë flasësh edhe për gjashtë parimet e tjera, rregullorja merr trajtë teorike, leksioni dhe shkëputet nga detyrat precize me të cilat duhet të edukohet dhe punojë këshilltari. Pra, parimi 2 deri tek 7 të hiqen.
Po ashtu, më duket I panevojshëm edhe neni 3 për parimet e jetës publike që për nivelin e këshilltarëve më duken të tepërta .
Konstituimi dhe funksioni I Këshillit
Për mbledhjen konstituive Sekretari I këshillit njofton me shkrim edhe
-Deputetët e Qarkut
-Prefektin e Qarkut
-Kryetarët e subjekteve që kanë këshilltarë në KB
-Ish-kryetarët e bashkisë dhe ish-kryetarët e KB. Njoftimi shoqërohet me rendin e ditës.
Në vendet që ulen këshilltarët e rinj, mbi tavolinë, për secilin këshilltar vendoset një dosje në përbërje të së cilës ndodhen:
-Rendi i ditës
-Formula e betimit, me emër, mbiemër dhe nënshkrim.
-Kartonat e votimit.
-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 6 –Rendi i ditës i mbledhjes së parë të KB.
Në nenin 6 gërma e, thuhet se në mbledhjen e parë , vendoset për emërtimin dhe përbërjen e komisioneve të përherëshme në këshill.
Së pari për deri sa nuk e parashikon ligji për tu futur në rendin e ditës së mbledhjes së konstituimit , nuk kemi pse ta fusim këtë pikë
-Së dyti, Secili këshill ka një rregullore tëbrendëshme dhe i ka të përcaktuara komisionet.
-Sëtreti , mendoj se grupet dhe komisionet formohen në mbledhjen e dytë pasi jepen mendime dhe ka propozime të ndryshme të cilat nuk duhen bërë në mbledhjen e parë.
Neni 7 – Hapja e mbledhjes së parë tëkëshillit . Të tre pikat janëshumë të sakta , por unë veproj kështu :
-Në një fjalëhyrëse , gjysmë faqe, fus edhe kush na nderon me pjesëmarrje në këtë mbledhje , pasi ka raste që vijnë ministra,Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri etj.. dhe pas prezantimit citoj ligjin, nenin , duke ftuar këshilltarin më të vjetër për të drejtuar mbledhjen
Neni 9 pika 1 – Komisioni i mandateve thuhet përbëhet nga 5 këshilltarë. Mendoj që të jetë jo më shumë se 3.
NëNenin 9 pika 6– thuhet diku që, më pas këshilltarët me mandat tëvlefshëm , zënë vend në karriget e sallës së KB. Po ata i kanë zënëvendet e tyre që në fillim.
Neni 11 pika 3 – Kush nga këshilltarët nuk bën betimin as në mbledhjen e tretë radhazi të këshillit, konsiderohet se jep dorëheqjen( Mendoj që të jemi më tolerantë se, mund të jetë i shtruar në spital. Sepse kur thuhet në mbledhjen e tretë , mund të ndodhë që të 3 mbledhjet , bëhen brenda datës 20-30 ditëve ).
NëNenin 11 pika 4 – Kur këshilli vendos me shumicë votash që një këshilltari të mos i japi mandatin , thuhet se Sekretari njofton KQZ dhe Prefektin e Qarkut. Mendoj që Prefekti i Qarkut ska lidhje fare me njoftimin për mosdhënien e mandatit të një apo më shumë këshilltarëve.
Neni 15 –Betimi i Kryetarit të bashkisë, të shtohet dhe vendosja e shiritit ceremonial nga Kryetari i këshillit , Kryetarit të bashkisë.
Neni 16 pika 2 – thuhet se, Kryetari dhe zëvendëskryetarët , zgjidhen me votim të fshehtë. Por .ligji 139/2015 neni 55 pika 1 thotë se, votimi në këshill bëhet i hapur ose i fshehtë. Këshilli me kërkesë të jo mëpak se 1/3 të anëtarëve të tij , vëndos për rastet kur votimi bëhet I fshehtë.
Te Neni 17 – thuhet që kur mungon kryetari i këshillit ose është në pamundësi të kryej detyrat e tij ai autorizon një nga zv/kryetarët për kryerjen e detyrës. Mendoj që tështohet , që në pamundësi të pjesëmarrjes nga Kryetari dhe zv/kryetari , mbledhjen ta drejtojë këshilltari më I vjetër në moshë.( Për çbllokim të situatës nëse mungojnë të dy.).
Neni 20 – Mendoj që komisioni i votimit të përbëhet nga 3 anëtarë dhe jo 5.
-Aty ku thuhet se, anëtari më I vjetër në moshë I komisionit të votimit, kryen edhe detyrën e Kryetarit të komisionit dhe shpall rezultatin e votimit.(Flitet për mbledhjen e parë të KB dhe komisioni zgjedh vet kryetar zv/kryetar dhe sekretar dhe ska pse ta kryej rolin e kryetarit këshilltari më i vjetër në moshë.).
Neni 21 pika 5 – Mendoj që kryetari I këshillit mund të zgjidhet dhe përfaqësues në këshillin e qarkut. Edhe nëkuvend , kryetari I grupit zgjidhet në kryesi..Nuk ka pengesë ligjore.
Neni 23 – Emërtimin e komisioneve të përhershëm në këshill – Thuhet se, propozimin për emërtimin e komisioneve të përhershëm të këshillit e bën Kryetari I këshillit në mbledhjen e parë të KB në konsultim me partitë politike të përfaqësuara në këshill. Emrat dhe numri ikomisioneve deklarohen me zë nga kryetari I këshillit dhe miratohen me vorim të hapur nga shumica e këshilltarëve.
- Mendoj që kryetarët e kashillave të rinj nuk e dinë se çfarë komisione duhen.
- Kryetari mund të jetë këshilltar i ri
- Mbledhja e parëështë shumë e ngarkuar dhe , as që mund të mendohet të përcaktohen komisione në këtë mbledhje.
- Komisionet janë tëpërcaktuara në rregulloren ekzistuese të KB e cila mund të ndryshojë më vonë.
- Kryetari ikomisionit nuk njeh as funksionet dhe as funksionimin e këshillit .
Neni 27– Sekretari dhe Sekretariati i Këshillit.-
Thuhet se, këshilli me propozim
të Kryesisë së këshillit miraton strukturën e Sekretariatit dhe kriteret e përzgjedhjes së punonjësve. Këshilli miraton njëkomision për përzgjedhjen e kandidaturave për pozicionet e sekretariatit, në komision bëjnë pjesë këshilltarë plus Sekretari i KB. Emërimi i punonjësve bëhet me emërim të Kryesisë së këshillit.
Mbi çbazë, mbi cilin ligj këshilli merr në punë specialist të ndryshëm , pasi edhe ata që nuk janë punonjës të shërbimit civil , emërohen nga komisioni i administratës së bashkisë ( 3 emra ) përzgjidhen dhe vendos Kryetari i Bashkisë.
Neni 31 – Konferenca e kryetarëve – Mendoj se në Konferencën e kryetarëvetë jetë edhe Sekretari i këshillit si njohës i problematikave të këshillit.
Neni 32 –Grupet e këshilltarëve – Thuhet se grupet e këshilltarëve mund të formohen Brenda dy muajve nga konstituimi.
Mendoj se, ështëvonë , duhet formuar brenda 10–15 ditëve nga konstituimi , në mbledhje të posaçme të krijimit të grupeve e të komisioneve.
Neni 36 – Ngritja dhe përbërja e komisioneve të përhershëm.
Në nenin 36 pika 2 thuhet se, struktura, numri emërtimi dhe përbërja e komisioneve , propozohen nga kryetari i këshillit pas konsultimit me kryetarët e grupeve të këshilltarëve.
Por, në nenin 23 ,thuhet se emërtimi i komisioneve të përhershëm e bën kryetari I këshillit në mbledhjen e parë të këshillit , në konsultim me partitë politike të përfaqësuara në këshill. Si ta kuptojmë këtë ?Ka një kontradiktë që mund të rregullohet.
Neni 40 pika 6 – Thuhet se procesverbalet e mbledhjes së komisioneve mbahen nga Sekretari i këshillit.
Po nëqoftëse2-3 komisione mblidhen në të njëjtën datë dhe orë , si bëhet ?
Neni 46 – Komisioni thuhet aty, shprehet me vendim dhe firmosen nga kryetari apo zv/kryetari , edhe procesverbali i mbledhjes së komisionit , mbahet nga sekretari këshillit .Po të kishte ndonjë problem që procesverbalet nuk i mban sekretarii këshillit ,Kontrolli i Lartë i Shtetit do ta penalizonte
Neni 53 – Komisioni i mandateve, çështjeve ligjore dhe administrative
. Mendoj që komisioni mund të quhet i mandateve dhe rregullores, sepse për çështjet ligjore është Komisioni Juridik, ndërsa për çështjet administrative , nuk e kuptoj çfarë çështje administrative .
Neni 54 –Komisioni i verifikimit të Procesverbaleve – Mendoj që ky komision duhet të drejtohet nga opozita dhe të përbëjë ajo shumicën në komision.
Neni 63,64,65 – Për komitetet këshillimore të këshillit dhe kopetencat.
Mendoj se do jenë formale këto komitete, pasi për projekt aktet po të bëhen dëgjesa publike, aty ke nga shoqëria civile etj , pra ezaurohet me to se ,ndryshe bëhet formale.
Neni 72 pika 12 –Kompetencat e Kryetarit të këshillit – Thuhet , kujdeset për veprimtarinë e këshillit dhe firmos projekt buxhetin dhe ia përcjell Kryetarit të bashkisë( Ku shprehet kjo kompetencë , në cilin ligj e nen ? Sepse nënenin 34 pika 6 të ligjit 139/2015 , thuhet se çdo njësi e vetqeverisjes vendore harton, miraton, zbaton dhe administron çdo vit buxhetin e vet. Neni 72 pika 12 , bie e ndesh me nenin 85 të kësaj rregullore, ku thuhet se projektaktet bëhen nga drejtoritë dhe i paraqiten Kryetarit të bashkisë plus nenin 89 i rregullores.
Neni 75 pika 24 – Detyrat e Sekretarit të këshillit – Thuhet plotëson kartelën e secilit akt të miratuar në këshill ( Mos bëhet fjalë për rregjistrin elektronik të akteve ?)
Neni 158 – Thuhet se rendi i ditës së KB duhet ti lërë një kohë në dispozicion , jo më pak se 30 minuta në funksion të qytetarëve ku qytetarët të japin komente dhe ti ofrojnë informacion këshillit për çështje që nuk janë në rendin e ditës.( Një individ mund të flasë jo më shumë se 4 herë në vit dhe jo më shumë se 1 herë , brenda një periudhe 3 mujore. Po përse duhet ?
- Plani 3-mujor afishohet para bashkisë dhe jepet në media.
- Letrat dhe problemet që ngrenëqytetarët në këshill ose bashki , u kthehet përgjigje brenda 10 ditëve.
- Këta që janëkëshilltarë a nuk janë përfaqësues të tyre ?
- Dëgjesa publike bëhen për problemet më esenciale me komunitetin
Neni 160 – Pika e rendit të ditës për çështje emergjente (shtesë )
Pra , thuhet të shtohet në rend dite një problem emergjent ( po përse, në nenin 151 a nuk flitet për mbledhjet emergjente, të jashtëzakonshme ? Pra, bëhen mbledhje apostafat për 24 orë.
Sëdyti , mendoj edhe nëse futet do një kuorum ,p.sh 3/5 e këshilltarëve.
Neni 161 – Miratimi I rendit të ditës në mbledhje
Thuhet , publikut i lejohet të komentojë pikat e rendit të ditës dhe mund të bëjë
mocion për rendin e ditës,
- Çfarëështë rendi paraprak dhe cili është moment në mbledhje i këtij rendi paraprak?
- Po të futet publiku tëkomentojë rendin e ditës dalim te vija e masave dhe mbledhjet e këshillit i bëjmë fshaçe.
Neni 162 – Thuhet që çështjet shtesë për tu futur në rendin e ditës shqyrtohen , mbasi të ketë përfunduar shqyrtimi i pikave të rendit paraprak të ditës që u janë shpërndarë këshilltarëve përpara mbledhjes, përveçse shumica e gjithë këshilltarëve votojnë .
-Më duket shprehje kaotike ose që nuk e kuptoj unë.
-Këshilltarëve materialin ua jap 5 ditë para
-Publiku është njoftuar me rendin e ditës
-Nëmbledhje të ngrihet një qytetar dhe të thotë që “unë dua të shtoj (x) problem në rend dite.
-Mua personalisht nuk më duket e drejtë pasi mund të ngrihet dhe një qytetar i dytë,i tretë etj.
Neni 166 – Thuhet se, Sekretari I këshillit përgatit versionin përfundimtar të projekt rendit të ditës dhe, pasi e nënshkruan kryetari i këshillit i dërgohet këshilltarëve . Deri këtu , dakort.
-Pastaj thuhet , bashkë me rendin paraprak të ditës, Sekretari i shpërndan këshilltarëve edhe përmbledhjen e çështjeve të rendit të ditës që i janë shpërndarë komisioneve për shqyrtim , si dhe rendin e punës të secilit komision të përhershëm dhe i bën ato publike. Kryetari këshillit konsultohet për rendin me kryetarët e komisioneve , për të evituar çdo kundërshti apo paqartësi etj.
-Flitet për përmbledhjen e çështjeve që u dërgohet komisioneve
-Po , Kryesia përse është ?. Sa herë do mblidhen këto komisione kur dihet që bëjnë edhe 2-3 mbledhje në muaj ?
.
Neni 173 – 176 – Për nenet 173 – 176 , mendoj se ska nevojë të zgjatemi, pasi dihet me sa veta sigurohet kuorumi dhe me sa veta një projekt akt duhet miratuar nga këshilli .
Neni 178 – 179 – Mbajtja e mbledhjes së mbyllur.
Thuhet ,mbledhja e mbyllur rregjistrohet në procesverbal Të dhënat e mbledhjes së mbyllur , hapen për publikun jo më vonë se 2 vjet nga mbajtja e mbledhjes së mbyllur.
-Unë di se, në bazë të ligjit “ Mbi Arkivat “ në bashki dhe në këshill nuk ka asnjë dokument sekret , me përjashtim të të raporteve për gjendjen shëndetësore të punonjësve dhe të dhënat për kompanitë ose firmat që depozitojnë të dhëna që, për hir të konkurencës , dëmtojnë atë.
Neni 196 – Thuhet se, këshilltari mund të flaës për herë tëdytë për të njëjtën çështje , vetëm pasi çdo këshilltar që dëshiron të flasë e ka bërë këtë një herë. Këshilltari nuk mund të flasi më shumë se 10 minuta për një çështje.
-Mendoj që, një këshilltar të flaës vetëm njëherë për çështjen, pasi bëhet anarki dhe I njëjti këshilltar flet 2-3 herë.
-Sëdyti, të flaës 5 minuta dhe jo 10 minuta . Po të flaës 10 minuta për një pikë , i bie që për një projekt të mos diskutojnë më shumë se dy këshilltarë, pasi dihet që ne mesatarisht në një rend dite kemi 8 projektvendime për të shqyrtuar.