Projekti fitues “Nxitja e Punësimit në Vlorë nëpërmjet Inkubatorëve Inovative të Turizmit”

Gjatë ceremonisë së Shpalljes së projekteve fitues për financim ne thirrjen e 5 të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit, ku një ndër to është dhe Bashkia e Vlorës me projektin “Nxitja e Punësimit në Vlorë nëpërmjet Inkubatorëve Inovative të Turizmit”.
Ky projekt synon të ndihmojë punëkërkuesit të bëhen sipërmarrës dhe të mbajnë bizneset e tyre në periudha afatgjata, duke aplikuar në fushën e turizimit metoda të reja të cilat nuk përdoren ende në Shqipëri, të cilat do të zhvillohen nga Bashkia e Vlorës dhe partnerët e saj. Ai gjithashtu ka për qëllim të stimulojë krijimin dhe rritjen e kompanive të turizmit bazuar në teknologjinë e informacionit. Ne do të nxisim dhe për të promovojmë ide inovatore të të rinjve, për të nxitur punësimin në sektorin e turizmit, modele të reja, aftësive dhe njohuri për ta bërë atë konkurrues në nivel rajonal dhe të qëndrueshëm.
Falënderojmë te gjithë partneret tanë per mbështetjen e dhëne duke vlerësuar punën serioze dhe këmbëngulëse të Bashkisë Vlore dhe stafit të saj.

You may also like...