RISHPALLJE E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “MESUES NDIHMES” NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

​​

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

RISHPALLJE E POZICIONEVE DHE KRITERET

PËR

MESUES NDIHMES” ARSIMIN PARASHKOLLOR

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim nr.12, datë 10.06.2021 Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në nvend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë””, Listen me rezultatet e kandidateve te profilit Arsimi Parashkollor, te portalit “Mesues per Shqiperine” 2021 ardhur me shkresën nr. 1806/2 Prot., datë 24.09.2021, ardhur nga DPAP, hyrë në Bashki me nr. 13290, datë 29.09.2021, Udhezimin nr. 26, date 25.11.2019 “Per mesuesin ndihmes per nxenesit me aftesi te kufizuara ne institucionet publike te arsimit parauniversitar”, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë” si dhe Vlerësimet e nxënësve me aftësi të kufizuar ardhur nga ZVAP Vlorë-Himarë me shkresë nr. 1490, datë 15.09.2021, hyrë në Bashki me nr. 12778 Prot., datë 16.09.2021, shkresë nr. 1541, datë 21.09.2021, hyrë në Bashki me nr. 13020 Prot., datë 22.09.2021, shkresë nr. 1690, datë 27.09.2021, hyrë në Bashki me nr. 13369 Prot., datë 30.09.2021, shkresë nr. 1841, datë 08.10.2021, hyrë në Bashki me nr. 13883 Prot., datë 13.10.2021, shkresë nr. 2026, datë 29.10.2021, hyrë në Bashki me nr. 14789Prot., datë 05.11.2021.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzimin nr. 26, datë 25.11.2019 “Për mësuesin ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike tëarsimit parauniversitar”, Kreu 1, pika 1 dhe pika 5:
1. Mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara (AK) në institucionet arsimore publike duhet të plotësojnë këto kritere:
a) të jetë i pajisur me licencë mësuesi në profilin “Arsim Special”.
b) ku nuk ka mësues të profilit “Arsim Special” duhet të jetë i pajisur me diplomë të ciklit të dytë në fushën e “Edukimit”, konform kërkesave të Nenit 57, pika 2 e Ligjit 69/2012, i ndryshuar si dhe të ketë kryer trajnime për arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuar dhe të jetë i pajisur me çertifikatë/ dëshmi /diplomë që vërteton këtë kompetencë profesionale të shtuar.

5. Në një klasë ku ka më shumë se 1(një) nxënës me AK nuk mund të punonjë më shumë se një mësues ndihmës.

Rishpallen procedurat për vendin e lirë të punës: “Mesues Ndihmes” në:

Kopshtin “1 Maji”
Kopshtin Nr. 11
Kopshti Bishan

You may also like...