SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “Mirëmbajtës”
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
VLORA INVEST SHPK
SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET
PËR
“Mirëmbajtës”
Bazuar në VKB-në nr. 91 datë 26.09.2024 “Për krijimin e shoqërisë ‘Vlora Parking’ sh.a. si person juridik në pronësi të Bashkisë Vlorë dhe miratimin e statutit, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe VKM-në nr. 103, datë 11.2.2026 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”,
“VLORA PARKING” SHA shpall pozicionet e punës:
Mirëmbajtës
Fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë në përputhje me kriteret dhe dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kriteret e përgjithshme të pranimit
Ka të drejtë të konkurrojë për pozicionin e Mirëmbajtësit çdo kandidat që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) është shtetas shqiptar;
b) ka zotësi të plotë për të vepruar;
c) gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe është i aftë fizikisht për kryerjen e detyrës;
ç) ka përfunduar arsimin e mesëm;
d) ndaj tij nuk është nisur procedim penal dhe nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi .
2. Dokumentacioni i kërkuar
Çdo kandidat që aplikon për pozicionin e Mirëmbajtësit duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
a) Formulari i plotësuar i aplikimit;
b) Jetëshkrimi (CV);
c) Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;
d) Kopje e diplomës së arsimit të mesëm;
e) Fotokopje e librezës së punës (nëse disponohet);
f) Formulari i vetëdeklarimit mbi gjendjen gjyqësore;
g) Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata që nuk është në procedim penal;
h) Raport mjeko-ligjor që vërteton aftësinë për punë.
3. Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këto pozicione, mund të dorëzoni dokumentat e cituara më sipër dorazi pranë Bashkisë Vlorë ose me postë në adresën: Sheshi “4 Heronjtë”, Bashkia Vlorë brenda datës 26/06/2026.





