SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË (PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E KUNDRAVAJTJEVE RRUGORE, NË POLICINË BASHKIAKE, BASHKIA VLORË)

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE 

Punonjës ME KONTRATë  

Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026” i ndryshuar, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë: 

  • Përgjegjës në Sektorin e Kundravajtjeve Rrugore, në Policinë Bashkiake, Bashkia Vlorë

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojnë një diplomë të Arsimit të Lartë, të nivelit “Master shkencor”.
  3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë; 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës  11.05.2026.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

 

.

You may also like...