SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË KOPSHTIT NR. 10
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË
KOPSHTIT NR. 10
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” neni 55/1, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, shpall vendin vakant për pozicionin e Drejtorit të Kopshtit Nr. 10, Bashkia Vlorë.
Kandidati për drejtor i IPAP-së duhet të plotësojë kushtet si vijon:
- a) të zotërojë arsimim si mësues sipas përcaktimeve në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- b) të ketë të paktën 5 vjet pune përvojë pune si mësues në arsimin parashkollor;
- b) të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”, me vlerësim jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit;
- c) të mos ketë masë disiplinore në fuqi ndaj tij;
- d) të jetë i certifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor, për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar.
Dokumentacioni i aplikimit, afati dhe mënyra e dorëzimit të tij
- Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP përmban:
- a) jetëshkrimin;
- b) diploma sipas përcaktimeve të nenit 57, të Ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
kopjen e librezës së punës;
- c) kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
- d) tabelën me të dhënat për aplikantin;
- e) certifikatën e drejtuesit të IPAP-së;
- f) vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
- g) vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- h) deklaratën për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të paraqitura nga kandidati
i) deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP-së (bashkëshort/ bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/ bashkëshortes);
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucionin e Bashkisë Vlorë.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit 11 MAJ 2026






