THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË

Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

Bashkia e Vlorës fton dhe inkurajon të gjithë subjektet e interesuara që të dorëzojnë projekt-
propozimet e tyre për organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe turistike për vitin 2025.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është mbështetja dhe promovimi i iniciativave që kontribuojnë në
zhvillimin e jetës kulturore dhe turistike të qytetit tonë.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke
respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e
kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për
zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të
turizmit.
3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”
4. Vendim. Nr. 648, Datë 16.10.2024 “Për miratimin e procedurave dhe të kritereve që ndiqen për
5. Financimin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit që konsiderohen të rëndësisë së
veçantë”
6. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të
Bashkisë për vitin 2025″,

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit 20 Shkurt – 30 Mars.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes :
1. Kërkesa për mbështetje 
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).   
2. Formulari i aplikimit (Shkarko   )

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit  (Shkarko   )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.   
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko   )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për
aprovim)   
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe
zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistic dhe kulturor, )
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti

PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Shoqata, Qendra, Fondacione)
 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të
realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
 Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar
dhe CV te subjektit aplikues).
 Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
 Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
 IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
 Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët
përkatës)
 Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet
ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara
shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të
realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
 Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit
aplikues).
 Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
 Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
 IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
 Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët
përkatës)
 Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet
ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara
shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
 Për aplikantët që janë individë:
 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të
realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
 CV e detajuar e aplikantit;
 IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
 Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët
përkatës)
 Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.

 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet
ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara
shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka
me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime 
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është
individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat 
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në
realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo
e detyrueshme)
    *Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit.
Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura

Formulari-i-Aplikimit

Deklarata-e-te-Drejtës-së-Autorit

Formulari-i-Projekt-Buxhetit

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit

Deklarata-e-Financimit-të-Dyfishtë

You may also like...