SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE

__________________________________ _________________________________
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:

1- Administrator në Rajonin nr. 4, Bashkia Vlorë

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

• Bën në kohë identifikimin e problematikave në kompetencë të policisë bashkiake dhe njofton Policinë Bashkiake gjithashtu mbështet me kërkesë te tyre.
• Në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga qytetarët lidhur me kërkesat dhe ankesat e tyre, brenda kompetencave të percaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, trajton e zgjidh ato, duke bërë verifikimin në vendin ku ka lindur problemi.
• Lëshon dokumenta me vlerë ligjore (vërtetime) për probleme qe i ka në kompetencë, mbeshtetur në verifikimin në vend e mbi bazën e dokumentave të pakundershtueshëm autentik të qytetareve brenda 7 diteve.Përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial, si dhe dhe mbikëqyr, pasmiratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit.
• Evidenton probleme që dalin nga veprimtaria e përditshme si dhe shqetësimet e ndryshme që ngrihen me shkrim nga qytetarët, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe i propozon drejtorisë/sektorit/institucionit brenda apo jashtë Bashkisë rrugëzgjidhjet përkatëse.
• Monitoron pastrimin, gjelbërimin, lulishtet dhe nevojave të ngjashme, sipas rajoneve, dhe në bazë të tyre bashkërendon/koordinon punën me Ndërrmarjen e Pastrim/Gjelbërim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

1. Të jenë shtetas shqiptar;
2. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkenca ekonomike.
3. Të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune.
4. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
5. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 19.08.2026.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

You may also like...