Njoftimin për Konsultim Publik
Të nderuar qytetarë të Bashkisë Vlorë,
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 18; të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”,ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit, të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.68/2017, “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore, të buxhetit”, ju njoftojmë se dëgjesat publike mbi draftin e buxhetit afatmesem 2027-2029 do të bëhen sipas kalendarit të konsultimit publik.
Jeni të ftuar të bëheni pjesë e dëgjesave publike për draftin e buxhetit afatmesëm 2027-2029. për të garantuar një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
Mirëpresim rekomandime, propozime dhe sugjerime konkrete të cilat mund të dërgohen në adresat e mëposhtme të emailit:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim,
launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak
Ky proces ka për qëllim të sigurojë transparencë, pjesëmarrje qytetare dhe përfshirje të bizneseve e komunitetit në vendimmarrje, në mënyrë që të ndërtojmë së bashku një buxhet sa më afër nevojave dhe prioriteteve të bashkisë sonë.
Ju mirëpresim!






