THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PRODHIMIN E MATERIALEVE PROMOCIONALE VIDEO DHE INFOGRAFIKE

_________________________________ _________________________________
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË

Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PRODHIMIN E MATERIALEVE PROMOCIONALE VIDEO DHE INFOGRAFIKE

Subjekti: “Përgatitja e materialeve promocionale video dhe infografike për promovimin turistik dhe institucional të qytetit të Vlorës”
Fondi limit –1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) Lekë
Procedura- Zarf i mbyllur
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për realizimin e materialeve promocionale video dhe infografike, në kuadër të promovimit turistik dhe institucional të qytetit të Vlorës, me qëllim rritjen e vizibilitetit të tij dhe forcimin e imazhit si një destinacion i rëndësishëm turistik dhe kulturor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Aplikuesit për projekte për prodhimin e materialeve promocionale video dhe infografike, mund të jenë: Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë.
Ky projekt synon krijimin e një pakete materialesh promocionale, të cilat do të shërbejnë për prezantimin e atraksioneve turistike, trashëgimisë kulturore dhe peizazheve natyrore të qytetit të Vlorës, si dhe promovimit të tij tek vizitorët vendas dhe të huaj, përmes përdorimit të formateve audiovizuale dhe grafike profesionale. Në këtë kuadër, projekti parashikon realizimin e pesë videove promocionale, të cilat synojnë të prezantojnë qytetin e Vlorës përmes destinacioneve turistike, monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore që ai ofron, konkretisht: “Eksploro Vlorën” në formën e një guide turistike, “Vlora – Deti dhe Sportet Ujore”, “Vlora Historike dhe Trashëgimia Kulturore”, “Vlora Kulinare”, si dhe “Kriporja e Nartës”. Çdo video duhet të realizohet sipas standardeve profesionale të prodhimit audiovizual, duke përfshirë konceptin kreativ, hartimin e skenarit, regjinë artistike, xhirimet profesionale në terren, përfshirë edhe xhirimet ajrore me dron, realizimin e elementeve grafikave informative, montazhin profesional, procesin e përpunimit të ngjyrave (color grading), miksimin audio, si dhe përdorimin e muzikës me licencë përdorimi, duke garantuar gjithashtu përfshirjen e titrave në gjuhën shqipe dhe angleze.
Paralelisht me materialet video, projekti përfshin edhe realizimin e dhjetë infografikave profesionale, të cilat do të pasqyrojnë në mënyrë vizuale atraksionet turistike, monumentet e kulturës, zonat bregdetare, peizazhet natyrore, gastronominë, aktivitetet kulturore dhe elemente informuese për vizitorët, duke u konceptuar në forma të përshtatshme për përdorim në media të ndryshme, si formate fizike dhe digjitale, website, në rrjetet sociale, në ekrane LED dhe në prezantime institucionale. Realizimi i këtij projekti kërkon përdorimin e pajisjeve profesionale të prodhimit, duke përfshirë kamera të standardit cinema ose ekuivalente me regjistrim minimal 4K UHD, stabilizatorë dhe objektiva profesionalë, si dhe përdorimin e dronëve profesionalë me kapacitet regjistrimi 4K të operuar nga pilot të licencuar, të shoqëruara me pajisje profesionale audio, si mikrofonë dhe regjistrues audio, si dhe pajisje ndriçimi si LED, softbox dhe reflektorë, me qëllim garantimin e cilësisë së përshtatshme për transmetim televiziv dhe publikim online.
Materialet përfundimtare duhet të dorëzohen në formatet përkatëse teknike, ku materialet video do të jenë në format MP4 (H.264 ose H.265), në rezolucion 4K dhe Full HD, të përshtatura si në format horizontal ashtu edhe vertikal për përdorim në platformat digjitale, si dhe në versione të plota dhe versione të shkurtuara me kohëzgjatje 30–60 sekonda, ndërsa materialet grafike duhet të dorëzohen në formatet AI, PSD, PDF, PNG dhe JPEG, të gatshme për përdorim në platforma të ndryshme digjitale dhe materiale promovuese.
Në kuadër të këtij projekti do të realizohen pesë video promocionale dhe dhjetë infografika profesionale, të cilat do të shërbejnë si materiale promovuese për prezantimin e qytetit të Vlorës, me qëllim përdorimin e tyre në funksion të promovimit turistik dhe institucional të qytetit të Vlorës.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

Baza ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qëndrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr.100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

Aplikuesit për projekte për prodhimin e materialeve promocionale video dhe infografike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 14.08.2026-19.08.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.

2. Formulari i aplikimit (Shkarko)

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Projekt- Buxheti për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij buxheti i paraqiten Komisionit të Bashkisë Vlorë për aprovim.
5. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime për aktivitetin “Përgatitja e materialeve promocionale video dhe infografike për promovimin turistik dhe institucional të qytetit të Vlorës”.
Përshkrimi i Projektit
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për realizimin e materialeve promocionale video dhe infografike, në kuadër të promovimit turistik dhe institucional të qytetit të Vlorës, me qëllim prezantimin e destinacioneve dhe atraksioneve turistike, trashëgimisë historike dhe kulturore, si dhe forcimin e imazhit të tij si një destinacion i rëndësishëm turistik dhe kulturor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Materialet e realizuara do të ndikojnë në promovimin e atraksioneve kryesore dhe rritjen e interesit të vizitorëve vendas dhe të huaj për qytetin e Vlorës, si një destinacion i rëndësishëm turistik dhe kulturor. Në këtë kuadër, projekti parashikon realizimin e pesë videove promocionale, të fokusuara në prezantimin e atraksioneve kryesore të qytetit të Vlorës, përmes pasqyrimit të destinacioneve turistike, monumenteve të trashëgimisë kulturore, peizazheve natyrore, gastronomisë, dhe elementeve të traditës vendase që ofron qyteti i Vlorës, konkretisht: “Eksploro Vlorën” në formën e një guide turistike, “Vlora – Deti dhe Sportet Ujore”, “Vlora Historike dhe Trashëgimia Kulturore”, “Vlora Kulinare”, si dhe “Kriporja e Nartës”, duke synuar promovimin e tij si një destinacion turistik me identitet të veçantë kulturor dhe natyror. Realizimi i videove promocionale do të kryhet sipas standardeve profesionale të prodhimit audiovizual, duke përfshirë konceptin kreativ, hartimin e skenarit, regjinë artistike, xhirimet profesionale në terren, xhirimet ajrore me dron, realizimin e elementeve grafike informative, montazhin profesional, procesin e përpunimit të ngjyrave (color grading), miksimin audio, përdorimin e muzikës me licencë përdorimi, si dhe përfshirjen e titrave në gjuhën shqipe dhe angleze, me qëllim krijimin e materialeve cilësore dhe të përshtatshme për publikim në platforma të ndryshme komunikimi.
Paralelisht me realizimin e materialeve video, projekti përfshin edhe krijimin e dhjetë infografikave profesionale, të cilat do të paraqesin në mënyrë vizuale ofertën turistike të qytetit të Vlorës, duke përfshirë atraksionet turistike, monumentet e kulturës, zonat natyrore dhe bregdetare, gastronominë, aktivitetet kulturore dhe elemente informuese për vizitorët. Këto materiale do të konceptohen në forma të përshtatshme për përdorim në formate fizike dhe digjitale, website, rrjete sociale, ekrane LED dhe prezantime institucionale, duke shërbyer si mjete promovimi për qytetin. Për realizimin e këtij projekti kërkohet përdorimi i pajisjeve profesionale të prodhimit audiovizual, duke përfshirë kamera të standardit Cinema ose ekuivalente me regjistrim minimal 4K UHD, stabilizatorë dhe objektiva profesionalë, si dhe dronë profesionalë me kapacitet regjistrimi 4K, të operuar nga pilotë të licencuar. Gjithashtu, realizimi i materialeve kërkon përdorimin e pajisjeve profesionale audio, përfshirë mikrofonë, boom microphone dhe regjistrues audio profesionalë, si dhe pajisje ndriçimi si LED Lights, Softbox dhe reflektorë, duke garantuar kushtet e nevojshme teknike për realizimin profesional të materialeve audiovizuale. Materialet përfundimtare duhet të dorëzohen sipas standardeve teknike të kërkuara, ku videot promocionale duhet të jenë në format MP4 (H.264 ose H.265), në rezolucion 4K dhe Full HD, në versione horizontale dhe vertikale të përshtatura për platformat digjitale, si dhe në versione të plota dhe versione të shkurtuara me kohëzgjatje 30–60 sekonda. Materialet grafike duhet të dorëzohen në formatet AI, PSD, PDF, PNG dhe JPEG, të gatshme për përdorim në platforma të ndryshme digjitale dhe materiale promocionale. Nëpërmjet këtij projekti do të realizohen pesë video promocionale dhe dhjetë infografika profesionale, të cilat do të shërbejnë si materiale promovuese për prezantimin e qytetit të Vlorës, pasqyrimin e vlerave të tij turistike, kulturore dhe natyrore, si dhe promovimin e qytetit në funksion të rritjes së numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i këtij projekti është realizimi i një pakete të plotë materialesh promocionale video dhe infografike, të cilat do të shërbejnë për prezantimin dhe promovimin e atraksioneve turistike, kulturore dhe natyrore të qytetit të Vlorës. Përmes krijimit të materialeve audiovizuale dhe grafike profesionale, projekti do të shërbejë në funksion të promovimit të identitetit të qytetit, si dhe forcimit të imazhit të Vlorës si destinacion kryesor turistik.
Ky projekt ka për qëllim të:
• Realizojë materiale promocionale audiovizuale dhe grafike profesionale, përmes krijimit të pesë videove promocionale dhe dhjetë infografikave, me qëllim promovimin e identitetit kulturor të qytetit të Vlorës.
• Promovojë identitetin turistik dhe kulturor të qytetit të Vlorës, nëpërmjet prezantimit të destinacioneve kryesore, trashëgimisë historike dhe kulturore, peizazheve natyrore, gastronomisë, zonave bregdetare dhe aktiviteteve kulturore që zhvillohen në territorin e Bashkisë Vlorë.
• Prezantojë përmes materialeve video veçoritë turistike dhe kulturore të qytetit të Vlorës, konkretisht: “Eksploro Vlorën” në formën e një guide turistike, “Vlora – Deti dhe Sportet Ujore”, “Vlora Historike dhe Trashëgimia Kulturore”, “Vlora Kulinare”, si dhe “Kriporja e Nartës”.
• Forcojë imazhin e Vlorës si destinacion turistik dhe kulturor, duke krijuar materiale cilësore të përshtatshme për promovimin e qytetit në platforma të ndryshme digjitale, kanale komunikimi dhe aktivitete prezantuese.
• Rrisë mundësinë e promovimit të qytetit tek vizitorët vendas dhe të huaj, përmes përdorimit të materialeve të përgatitura në website, rrjete sociale, ekrane LED, materiale promocionale dhe forma të tjera komunikimi.
• Sigurojë një prezantim të ofertës turistike të Vlorës, duke përdorur teknika profesionale të prodhimit audiovizual, përfshirë xhirimet me cilësi të lartë, përdorimin e dronëve, elementeve grafike informative dhe përpunimit profesional të materialeve.
• Mbështesë promovimin e qytetit të Vlorës, duke evidentuar destinacionet turistike, trashëgiminë kulturore, peizazhet natyrore dhe traditën vendase.
• Krijojë një paketë materialesh promocionale audiovizuale dhe grafike, të cilat mund të përdoren në mënyrë të vazhdueshme për prezantimin e qytetit në aktivitete promovuese, panaire të ndryshme, prezantime institucionale dhe platforma digjitale.
• Sigurojë realizimin e materialeve sipas standardeve profesionale dhe teknike të kërkuara, duke garantuar përdorimin e pajisjeve të përshtatshme të prodhimit audiovizual, formateve të nevojshme të dorëzimit dhe përshtatshmërisë për përdorim në kanale të ndryshme komunikimi.
• Forcojë pozicionimin e qytetit të Vlorës si destinacion kulturor dhe turistik, me qëllim pasurimin e ofertës turistike, rritjen e vizibilitetit të qytetit në platformat digjitale dhe promovimin e identitetit lokal.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme:
Aplikantët e përzgjedhur pritet të realizojnë dhe të dorëzojnë materialet promocionale video dhe infografike të mëposhtme:
• Realizimin e pesë videove promocionale profesionale, të konceptuara për promovimin e identitetit turistik dhe kulturor të qytetit të Vlorës, përmes prezantimit të destinacioneve kryesore, trashëgimisë historike dhe kulturore, peizazheve natyrore, zonave bregdetare, gastronomisë, traditave lokale dhe aktivitetet kulturore, konkretisht: “Eksploro Vlorën” në formën e një guide turistike, “Vlora – Deti dhe Sportet Ujore”, “Vlora Historike dhe Trashëgimia Kulturore”, “Vlora Kulinare” dhe “Kriporja e Nartës”.
• Zhvillimin e procesit të plotë të prodhimit audiovizual, duke përfshirë konceptimin kreativ, hartimin e skenarit, regjinë artistike, realizimin e xhirimeve profesionale në terren, xhirimet ajrore me dron, përpunimin grafik, montazhin, përpunimin e ngjyrave (color grading), miksimin audio, si dhe përfshirjen e titrave në gjuhën shqipe dhe angleze.
• Realizimin e dhjetë infografikave profesionale, të cilat do të paraqesin në mënyrë vizuale elementë të rëndësishëm të ofertës turistike të qytetit të Vlorës, përfshirë atraksionet turistike, monumentet e kulturës, zonat bregdetare, peizazhet natyrore, gastronominë, aktivitetet kulturore dhe informacionet orientuese për vizitorët.
• Përshtatjen e materialeve promocionale për përdorim në kanale të ndryshme komunikimi, duke garantuar që videot dhe infografikat të jenë të përdorshme në platformat digjitale, website, rrjete sociale, ekrane LED, materiale promovuese dhe prezantime institucionale të Bashkisë Vlorë.
• Përdorimin e pajisjeve profesionale të prodhimit audiovizual, duke përfshirë kamera të standardit Cinema ose ekuivalente me regjistrim minimal 4K UHD, stabilizatorë, objektiva profesionalë, dronë me regjistrim 4K të operuar nga pilotë të licencuar, pajisje profesionale audio dhe ndriçimi, me qëllim realizimin e materialeve sipas standardeve të kërkuara teknike.
• Dorëzimin e materialeve përfundimtare në formatet teknike të përcaktuara, ku videot duhet të ofrohen në format MP4 (H.264 ose H.265), në rezolucion 4K dhe Full HD, në versione horizontale dhe vertikale për platformat digjitale, si dhe në versione të plota dhe të shkurtra 30–60 sekonda. Materialet grafike duhet të dorëzohen në formatet AI, PSD, PDF, PNG dhe JPEG, të përshtatshme për përdorime të ndryshme.
• Krijimin e materialeve promocionale për përdorim institucional dhe turistik, të cilat do të shërbejnë për prezantimin e qytetit të Vlorës në aktivitete promovuese, panaire të ndryshme, prezantime institucionale, platforma digjitale dhe materiale informuese për vizitorët.
• Sigurimin e koordinimit të nevojshëm për realizimin e xhirimeve dhe përgatitjen e materialeve, duke garantuar organizim profesional të procesit të prodhimit, respektimin e afateve të realizimit dhe përmbushjen e kërkesave teknike të projektit.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
• Organizata jo fitimprurëse (OJF)
• Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Afati i aplikimeve
• Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 14.08.2026-19.08.2026.

Kriteret e vlerësimit

Kriteri i Vlerësimit Përshkrimi Pesha (%) Pikë Maksimale
Pajtueshmëria Administrative Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. 10%
Pervoja ne organizimin e ngjarjeve Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. 30%
Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. 50%
Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. 10%
Totali – 100%

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
 Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
 Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
 Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
 Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
 IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklarata e konfliktit të interesit;
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
 Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
 Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
 Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
 Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
 IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti, ID;
 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklarata e konfliktit të interesit;
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit (1)

Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit (1)

Formulari-i-Aplikimit (1)

Formulari-i-Projekt-Buxhetit (1)

You may also like...