THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE

_________________________________ _________________________________
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË

KOMISIONI
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE

Subjekti: “Ekspozita Filatelike: Nënë Tereza, Shenjtorja që preku botën”
Fondi limit –900,000 (nëntëqind mijë) Lekë
Procedura- Zarf i mbyllur
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore në kuadër të aktivitetit “Ekspozita Filatelike – Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën”, që do të zhvillohet më 26 gusht 2026, me rastin e përkujtimit të 116-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës, me qëllim promovimin e figurës, veprës dhe kontributit të saj të jashtëzakonshëm në shërbim të njerëzimit, si dhe njohjen e publikut me vlerat dhe mesazhin e saj humanist.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike mund të jenë: Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a., Sh.p.k, Persona Fizikë dhe Individ.
Aktiviteti synon të sjellë për herë të parë në qytetin e Vlorës një ekspozitë filatelike kushtuar figurës së Shën Nënë Terezës, përmes së cilës do të prezantohen koleksione filatelike dhe materiale dokumentare që pasqyrojnë momente dhe aspekte të rëndësishme të jetës, veprës dhe kontributit të saj në shërbim të njerëzimit.
Në këtë kuadër, aktiviteti do të përfshijë organizimin e ekspozitës filatelike kushtuar Shën Nënë Terezës, ekspozimin e koleksioneve dhe materialeve me vlerë historike, përgatitjen e materialeve informuese dhe promocionale, elementeve artistike, si dhe zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukative për publikun, me synim pasurimin e jetës kulturore të qytetit.
Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet të vlerësohet figura e Shën Nënë Terezës, duke vendosur në fokus mesazhin e humanizmit, solidaritetit, paqes, përulësisë dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë. Aktiviteti synon gjithashtu të ndikojë në edukimin dhe informimin e brezave të rinj mbi figurën, jetën dhe veprat e Shën Nënë Terezës, dhe në promovimin e trashëgimisë filatelike. “Ekspozita Filatelike – Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën” ka për qëllim nxitjen e interesit të publikut për trashëgiminë historike, filatelike dhe kulturore, edukimin e të rinjve, si dhe forcimin e imazhit të Vlorës si një qendër e rëndësishme e kulturës dhe turizmit, e cila mbështet dhe promovon iniciativa me vlera të rëndësishme historike, kulturore dhe edukative.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

Baza ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale”;
3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”.

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe Individ.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 14.08.2026 -19.08.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.

2. Formulari i aplikimit (Shkarko)

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Projekt- Buxheti për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij buxheti i paraqiten Komisionit të Bashkisë Vlorë për aprovim.
5. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.

*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime për aktivitetin “Ekspozita Filatelike: Nënë Tereza, Shenjtorja që preku botën”.
Përshkrimi i Projektit
Në kuadër të aktivitetit “Ekspozita Filatelike – Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën”, Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, me synim organizimin e një ekspozite filatelike kushtuar figurës, jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës. Përmes prezantimit të koleksioneve filatelike dhe materialeve me vlerë historike, ekspozita synon të sjellë në vëmendje aspekte të veprimtarisë dhe trashëgimisë së Nënë Terezës, duke nxitur përfshirjen e brezave të rinj në një aktivitet me vlerë kulturore dhe edukative. Aktiviteti synon të nxisë interesin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, të rinjve, dashamirësve të artit dhe koleksionistëve, si dhe të vizitorëve vendas dhe të huaj, duke vendosur në fokus figurën, dhe jetën e Shën Nënë Terezës. Ekspozita do të zhvillohet më 26 gusht 2026, në sheshin përballë ish- Shkollës së Marinës Vlorë. Materialet do të vendosen në struktura ekspozimi të përshtatshme për paraqitjen e koleksioneve. Përmbajtja e ekspozitës do të shoqërohet me materiale informuese dhe elemente artistike, të cilat do t’i mundësojnë publikut njohjen me jetën, veprën, kontributin humanist të Shën Nënë Terezës.
Ekspozita do të shërbejë si një mundësi për ndërveprim mes qytetarëve, të rinjve, dashamirësve të artit dhe kulturës, koleksionistëve, institucioneve kulturore dhe vizitorëve, duke pasuruar ofertën kulturore të qytetit dhe duke krijuar një aktivitet me interes të veçantë për turistët vendas dhe të huaj. Nëpërmjet promovimit të figurës së Shën Nënë Terezës si një nga figurat shqiptare më të njohura dhe më të vlerësuara ndërkombëtarisht, përmes artit dhe trashëgimisë filatelike, ky aktivitet ka për synim pozicionimin e Vlorës si një qytet që mbështet dhe promovon trashëgiminë jomateriale shqiptare. Njëkohësisht, ekspozita synon të promovojë figurën e Nënë Terezës si simbol i krenarisë kombëtare shqiptare përmes artit filatelik për të nxitur pjesëmarrjen e grupeve të interesuara për artin, kulturën dhe trashëgiminë filatelike. Përgatitja e materialeve promocionale, elementeve artistikë dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese për publikun do të ndikojnë në pasurimin e jetës kulturore të qytetit, do të nxisin edukimin historik dhe kulturor të brezave të rinj dhe forcojnë imazhin e qytetit si një qendër e rëndësishme e kulturës dhe turizmit.
Projekti duhet të përfshijë konceptin e detajuar të ekspozitës, përzgjedhjen dhe organizimin e koleksioneve, mënyrën e ekspozimit, materialet promocionale, planin e organizimit dhe menaxhimit, si dhe planin e komunikimit dhe promovimit, me qëllim garantimin e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë dhe rritjen e impaktit kulturor të aktivitetit tek komuniteti dhe vizitorët vendas e të huaj.

Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe realizimi i aktivitetit kulturor “Ekspozita Filatelike – Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën”, si një ekspozitë e dedikuar figurës, jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës, përmes prezantimit të koleksioneve filatelike dhe materialeve të përzgjedhura me vlerë historike e kulturore.
Ky projekt ka për qëllim të:
• Realizojë një ekspozitë filatelike të dedikuar figurës së Shën Nënë Terezës, përmes përzgjedhjes dhe ekspozimit të koleksioneve filatelike dhe materialeve dokumentare që lidhen me Shën Nënë Terezën, duke mundësuar njohjen e publikut me përmbajtjen dhe materialet e ekspozitës.
• Sjellë në vëmendje figurën, jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës, përmes materialeve ekspozuese, që pasqyrojnë aspekte të veprimtarisë, kontributit dhe trashëgimisë së saj.
• Nxisë njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë filatelike, përmes prezantimit të koleksioneve dhe materialeve me rëndësi historike e kulturore, duke krijuar mundësi për përfshirjen e publikut dhe të koleksionistëve.
• Sigurojë një aktivitet të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës për publikun, duke synuar pjesëmarrjen e qytetarëve, të rinjve, koleksionistëve, dashamirësve të artit dhe kulturës, si dhe të vizitorëve vendas e të huaj.
• Ndikojë në zhvillimin e turizmit kulturor, duke krijuar një aktivitet me interes për vizitorët vendas dhe të huaj dhe duke pasuruar ofertën kulturore të qytetit gjatë periudhës së sezonit turistik.
• Rrisë vizibilitetin dhe impaktin e aktivitetit përmes fushatave promovuese në rrjetet sociale për të maksimizuar pjesëmarrjen e komunitetit.
• Sigurojë organizimin teknik dhe logjistik të ekspozitës, duke përfshirë strukturat e ekspozimit, sistemimin e materialeve, dhe kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit në mënyrë funksionale dhe të përshtatshme për publikun.
• Pasurojë programin kulturor të qytetit të Vlorës përmes realizimit të një ekspozite me karakter historik dhe edukativ, duke krijuar një aktivitet me interes për komunitetin dhe vizitorët vendas e të huaj.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme:
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
• Organizimin dhe realizimin e ekspozitës filatelike kushtuar figurës, jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës, përmes përzgjedhjes dhe paraqitjes së koleksioneve dhe materialeve të lidhura me konceptin e ekspozitës..
• Përgatitjen dhe organizimin e hapësirës së ekspozitës, instalimin e elementeve të ekspozitës, duke përfshirë strukturat, dhe elementet e nevojshme për ekspozimin e koleksioneve filatelike.
• Përgatitjen e materialeve promocionale, përfshirë materiale fotografike dhe audiovizive, si dhe përmbajtje për publikimin dhe komunikimin e aktivitetit në kanalet digjitale.
• Zhvillimin e aktivitetit me karakter informues, edukativ dhe kulturor, me fokus filatelinë, koleksionimin dhe figurën, jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës.
• Përfshirjen e komunitetit vendas, të rinjve, vizitorëve dhe turistëve vendas e të huaj, si dhe të grupeve të interesuara për artin, kulturën, koleksionistëve dhe institucioneve kulturore, duke siguruar pjesëmarrje të gjerë dhe impakt të qëndrueshëm.
• Sigurimin e organizimit teknik dhe logjistik të aktivitetit, përfshirë montimin dhe çmontimin e strukturave të ekspozimit, sistemimin e materialeve dhe të gjitha elementet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit.
• Dokumentimin e aktivitetit, përmes fotografimit dhe realizimit të materialeve audiovizive, duke përfshirë dokumentimin e ekspozitës.
• Realizim të materialeve promocionale, përfshirë fotografi, materiale audiovizive dhe promovim në platformat digjitale, me qëllim rritjen e vizibilitetit të aktivitetit dhe promovimin e aktivitetit “Ekspozita Filatelike: Nënë Tereza, Shenjtorja që preku botën” te qytetarët dhe vizitorët vendas e të huaj.
• Bashkëpunim me institucionet lokale, për të siguruar organizimin e suksesshëm të aktivitetit dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave.

Aktiviteti do të zhvillohet në hapësirë publike, të hapur dhe të sigurt, që ofron kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
• Organizata jo fitimprurëse (OJF)
• Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
• Individ
Afati i aplikimeve
• Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 14.08.2026-19.08.2026.

Kriteret e vlerësimit
Kriteri i Vlerësimit Përshkrimi Pesha (%) Pikë Maksimale
Pajtueshmëria Administrative Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. 10%
Pervoja ne organizimin e ngjarjeve Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. 30%
Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. 50%
Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. 10%
Totali – 100%

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
 Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
 Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
 Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
 Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
 IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklarata e konfliktit të interesit;
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
 Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
 Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
 Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
 Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
 IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti, ID;
 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklarata e konfliktit të interesit;
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

 Për aplikantët që janë individë:
 Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
 Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
 Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
 CV e detajuar e aplikantit;
 Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
 Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
 Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
 Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake);
 Numri i Llogarisë Bankare: Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lekë, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale; IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
 Rekomandime: Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime);

*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

Formulari-i-Projekt-Buxhetit (1)

Formulari-i-Aplikimit (1)
Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit (1)

Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit (1)

You may also like...