Dritan Leli bën premtimin për Aeroportin e ri të Vlorës: Shumë pak njerëz e besuan, por ai do të bëhet realitet

Prezantohet tenderi për Aeroportin e ri të Vlorës. Punimet për ndërtimin e tij pritet të fillojnë më 31 Maj 2020. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha se ajo që është premtuar do të bëhet realitet, pasi ka një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi.

“Shumë pak njerëz do ta besonin dhe do ta shihnin si një projekt të realizueshëm. Sot jam këtu për të garantuar atë që premtuam pak kohë më parë dhe sot do të behët realitet. Lungomarja, një ndër projektet më të kritikuara është kthyer një ndër zonat më të vizituara në Vlorë. Na del një detyrë e madhe për akomodimin dhe përgatitjen e stafeve njerëzore. Të gjitha këto kanë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi”, tha Leli.

 

You may also like...