Projekte

Së bashku me Kryeministrin , Edi Rama, ndoqëm nga afër punimet që do kryhen për zbatimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore në qytet.
Rikonstruksioni dhe ndërtimi i segmentit rrugor nga godina e Poliklinikës deri tek Rrapi në Ujë të Ftohtë, “Shetitorja”, “Transballkanikja”, “Dhimitër Konomi”, janë një pjesë e investimeve tepër të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e Vlorës, të cilat do të pasohen shumë shpejt nga të tjera, po aq të rëndësishme.
Mes tyre përfshihen projektet e Bulevardit Vlorë-Skelë, ai i vazhdimit të “Shetitores” në segmentin perëndimor deri tek ish Uzina e Sodës, rijetëzimi i pjesës historike të qytetit etj.
Duke inspektuar punimet në projektet që janë në proces, u njohëm me problematikat që shoqërojnë zbatimin e tyre si dhe përpjekjet për t’i përfunduar në afate optimale.

You may also like...