Regata del Grande Salento “Brindizi-Vlorë”

Në datat nga 4 në 6 Korrik Gjiri i Vlorës do të presë edicionin e nëntë të Regata del Grande Salento “Brindizi-Vlorë”, “Trofeu i Mikëpritjes”, regata FIV.
Manifestimi lindi me edicionin e parë në 2011, 20 vite pas zbarkimit në Brindisi të refugjatëve shqiptarë, për të kujtuar dhe përshkuar atë rrugë me një qëllim dhe domethënie të re, shenjë e miqësisë që lidh dy spondet e detit Adriatik.
Në këtë edicion marrin pjesë 24 barka, përfshirë edhe dy njësi ushtarake me vela, përkatësisht ajo e Rojes Financiere dhe e Forcës Detare ushtarake italiane: Gjiri i Vlorës do të mbushet me vela!
Të shtunën datë 6 do të zhvillohet edicioni i dytë i regatës së Gjirit të Vlorës, trofeu “Mirko Gallone”: qytetarët e Vlorës dhe turistët do të mund të vëzhgojnë garën nga lungomare dhe nga plazhet.
Regatës do t’i bashkëgjitet një iniciativë tjetër e bukur: kursi për të lundruar me barkat me vela për fëmijët e moshës nga 8 në 12 vjeç. Lidhja Detare Italiane e Brindizit do të zhvillojë, nisur prej datës 7 korrik, 6 ditë kurs për barkat me vela, pa pagesë, pikërisht për të përhapur lundrimin me vela mes të rinjve të Vlorës, dhe me këtë, një kulturë detare të re, ndryshe.

You may also like...