SHPALLJE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

SHPALLJE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

(Specialist per mbrojtjen e femijeve   Drejtorinë e Ndihmes dhe Sherbimit social)

Lloji i diplomës:“Shkenca sociale”, Punonjës Social,niveli minimal i diplomës “Master Profesional

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe pikës 1 të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategrine ekzekutive”, njofton se për plotësimin e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e pranimit në shërbimin civil.

 

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 19.07.2022.

 

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 02.08.2022 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do vlerësohen lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr. 10347 dt 04.11.2010  “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do vlerësohen lidhje me:

a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar

b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim

c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Dalja e rezultateve paraprake konkurrimit do shpallet brendadatës:  12.08.2022.

You may also like...