NJOFTIM PER QYTETARET

Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Bashkia Vlorë, për lirimin e të gjithë hapësirave
publike (parkime përgjatë rrugëve, parkime në brendësi të lagjeve etj.), ju bëjmë me dije se
ky aksion do të jetë i orientuar në dy drejtime:
1- Evidentimin e automjeteve të cilat për arsye të gjendjes së tyre ose për arsye të tjera
mendohen të braktisura.
2- Evindetimin e zonave ku sipërfaqet e parkimeve përdoren për qëllime tregtare si
përshembull, ekspozim automjetesh për shitje, njësi tregtare etj.
Hapësirat publike,u përkasin të gjithë banorëve të qytetit, për këtë arsye do t”ju luteshim të
gjithë atyre individëve apo bizneseve të cilët në mënyrë jo të drejtë shfrytëzojnë këto
hapësira, të bëjnë të mundur lirimin e tyre..Administrata e Bashkisë dhe strukturat
përgjegjëse, fillimisht do të evidentojnë të gjitha rastet të cilat janë në kundërshtim me
përcaktimet ligjore dhe në vazhdim do të marri të gjitha masat për lirimin e të gjithë
hapësirave publike.

You may also like...