LISTAVE PËRFUNDIMTARE TËFAMILJEVE/INDIVIDËVE TË KUALIFIKUAR DHE TË SKUALIFIKUARNË PROGRAMIN E KREDIVE ME KUSHTE LEHTËSUESE NGABUXHETI I SHTETIT.

NJ O F T I M


MBI SHPALLJEN E LISTAVE PËRFUNDIMTARE
FAMILJEVE/INDIVIDËVE TË KUALIFIKUAR DHE TË SKUALIFIKUAR
NË PROGRAMIN E KREDIVE ME KUSHTE LEHTËSUESE NGA
BUXHETI I SHTETIT.


Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social” të ndryshuar , neni 44, 47,
48, të VKM Nr.268, datë 29.04.2022 ”Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.453, datë
3.7.2019, të Këshillit të Ministrave ”Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe
proçedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët me kredi të lehtësuar
nga shteti”, të VKM Nr.384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar
strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e proçedurave të miratimit nga organet
e vetëqeverisjes vendore”, të Vendimit të Këshillit të Bashkisë Vlorë Nr.3, datë 10.01.2025 “Për
miratimin e zbatimit të Programit të Banesave me Kosto të Ulët nëpërmjet kredive me kushte
lehtësuese nga buxheti i shtetit, miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelin minimal dhe maksimal
të të ardhurave dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë familjet dhe individët që përfitojnë nga
ky program, të Vendimit të Komisionit të Strehimit të Bashkisë Vlorë Nr.5, datë 18.02.2026 “Për
vlerësimin e dokumentacionit dhe kualifikimin e familjeve/individëve në listën përfundimtare të
fazës së dytë të programit social “Kredi me kushte lehtësuese nga shteti”, Bashkia Vlorë shpall:


1. Listën
përfundimtare individëve/ familjeve kualifikuar në fazën e dytë që përfitojnë nga
programi social “Kredi me kushte lehtësuese”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit.
(renditja
e tyre është kryer sipas rendit alfabetik). Tabela nr. 1 bashkëlidhur.

2. Listën përfundimtare të individëve/familjeve të kualifikuar në fazën paraprake të programit
social ”Kredi me kushte lehtësuese”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, por brenda afatit
10ditor nga shpallja e këtij vendimi duhet të paraqesin vërtetim për secilin anëtar madhor të
familjes, se nuk disponojnë pronë të regjistruar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë
dhe nuk kanë kryer transaksion për tjetërsimin e pronësisë 5vitet e fundit. Tabela nr.1/1 bashkëlidhur.
.

3. Listën e individëve/familjeve të kualifikuar mbas fazës së ankimimit, por brenda afatit 10ditor
nga shpallja e këtij vendimi duhet të paraqesin vërtetim për secilin anëtar madhor të familjes, se
nuk disponojnë pronë të regjistruar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk kanë
kryer transaksion për tjetërsimin e pronësisë 5vitet e fundit. Tabela nr.2 bashkëlidhur.


4. Listën përfundimtare të individëve/familjeve të skualifikuar në fazën përfundimtare të programit
social “Kredi me kushte lehtësuese nga buxheti I shtetit”. Tabela nr.3 bashkëlidhur.

 

You may also like...