SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË KOPSHTIT NR. 13

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË

SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË
KOPSHTIT NR. 13

Bazuar në Ligjin Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 2, datë 28.01.2020 “Për procedurat e emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar” me ndryshime, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, shpall vendin vakant për pozicionin e Drejtorit të Kopshtit Nr. 13, Bashkia Vlorë.

1. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati, dokumentacioni i aplikimit, afati dhe mënyra e dorëzimit të tij

a) Të ketë diplomë të ciklit të parë Bachelor, të formimit për mësues të arsimit parashkollor;
b) Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”, jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit;
c) Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij;
a) Të jetë çertifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar ose të jetë pranuar për të kryer atë.

2. Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP përmban:
a) jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që dëshmojnë pohimet në të (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020);
b) kopjen e njësuar me origjinalin të librezës së punës;
c) kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
d) tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 4, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020);
e) certifikatën e drejtuesit të IPAP. Certifikimi i kandidatit për drejtor i IPAP kryhet pas zhvillimit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor në Shkollën e Drejtorëve, për drejtimin e IPAP;
f) vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020);
g) vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
h) deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 3, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020.

3. Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar në pikën 2, të shkronjës B, Udhëzimi Nr. 2, datë 28.01.2020, dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në Bashkinë Vlorë.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit ​​​ 16 Shtator 2023

Shpallja e rezultateve të verifikimit paraprak ​ ​ 19 Shtator 2023

Shpallja e aplikantëve me dokumentacionin e plotë dhe të saktë 25 Shtator 2023

You may also like...