Bashkia e Vlores eshte duke punuar per realizimin e dy investimeve te rendesishme

Bashkia e Vlores eshte duke punuar per realizimin e dy investimeve te rendesishme ne rrjetin e kanalizimeve qe do te zgjidhin perfundimisht problematiken e permbytjeve ne qytetin e Vlores. Nje fakt te tille e ka konfirmuar kryetari i Bashkise se Vlores, Dritan Leli. Me poshte, fjala e plote e kryetarit te bashkise.
Dritan Leli: “Punonjesit e Ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve, jane te gjithe ne terren. Pavaresisht situates se rreshjeve qyteti po perballon pjesen e rreshjeve te shtuara ne nje kohe te shkurter kohe. Ne disa zona kishte prezence uji por ai eshte larguar. E rendesishme eshte qe punonjesit e Bashkise, stafi i Ujesjelles Kanalizime, qe kane pergjegjesine te ndjekin problematiken, jane aty per tu qendruar prane qytetareve ne menyre qe te minimizojme problemet dhe ceshtjet qe kane lidhje me ndryshimet e rendesishme ne atmosfere. Eshte bere shume pune, por une nuk jam shume i kenaqur me kaq. Kjo, sepse te jesh kaq prane detit dhe qyteti te vuaje nga permbytjet, ka problematika qe lidhen me territorin, por edhe me nje problematike te trasheguar ne ujesjelles kanalizime. Jo me larg se dje pasdite, une kam qene ne Tirane ne nje takim me disa specialiste, inxhinjere hidro, me te cilet kemi studiuar per me shume se 6 muaj nje projekt per te rehabilituar te gjithe sistemin e kanalizimeve te ujerave te shiut ne rrugen transballkanike. Ky projekt ka nje vlere prej afro 3 milion euro, per te cilin jemi duke lobuar forte, qe te mund te gjejme financimin. Nuk e kemi siguruar akoma, por jemi ketu qe te gjithe te behen pjese e lobimit per realizimin e ketij investimi qe do te shpetoje qytetin, rrugen tek “Biblioteka”, “Albano dhe Romina”, rruga e “Cipajve”, qe jane segmente qe permbyten, ne menyre qe te cojme aty ku do te duhet te ishte situate e ujerave gjate shirave ne qytet. Jemi duke punuar edhe per projektin tek Porti. Ne kuader te riasfaltimit te rrugeve, “Kosova” dhe tek Universiteti “Ismail Qemali”, ne duam te aplikojme nje sistem provizor te kanalizimeve, qe ta rehabilitojme ne menyre qe te mos kemi probleme ne kete pjese te qytetit.

You may also like...