RISHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

RISHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

(Pozicioni Mesues Ndihmes” Kopshtin Nr.2)

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, Udhëzimi Nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar në institucionet publike të arsimit parauniversitar” dhe Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Drejtoria e Kopshtit Nr. 2, Bashkia Vlorë, rishpall procedurat për vendin e lire të punës:

“Mesues Ndihmes”

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzimin nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”

Udhëzimin Nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar në institucionet publike të arsimit parauniversitar”.

Personat e interesuar duhet të paraqiten me dosje pranë kopshtit Nr.2.

You may also like...