SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “VROJTUES PLAZHI”

​​

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

NDËRMARRJA E SHËRBIMEVE PUBLIKE

SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET

PËR

“VROJTUES PLAZHI”

Bazuar në VKM nr. 171, datë 27.3.2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, me ndryshime, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, VKB nr 78, 02.12.2021 “Për miratimin e numrit të punonjësve tëBashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve te deleguara 2022”, VKB nr 84, datë 16.12.2021 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë 2022”

BASHKIA VLORË shpall pozicionet e punës “VROJTUES PLAZHI”

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

–Të ketë Çertifikatën dhe Kartën ekuivalente të certifikatës brendaafatit të vlefshmërisë, lëshuar nga qendra e formimit profesionalpërkatës. Rinovimi i saj bëhet sipas rregullores së subjektitcertifikues, me qëllim monitorimin e aftësive fizike, mendore tëvrojtuesit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si mëposhtë: 


a – Jetëshkrimi
b – Fotokopje të diplomës

c – Fotokopje të librezës së punës

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
i – Fotokopje të Çertifikatës dhe Kartës ekuivalente të certifikatës brenda afatit të vlefshmërisë

Si të aplikoni:

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këto pozicione, mund tëdorëzoni dokumentat e cituara më sipër  me  postë  në adresën:Bahkia vlore, Sheshi “4 Heronjte ose pranë Drejtorisë sëInformacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Vlorë”, brenda datës 05.05.2022

You may also like...