SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

(1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)” në Kopshtin pranë Shkollës “Selam Musai”, Babicë e Madhe

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzim nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, me ndryshime, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 30, Datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat epunës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar” dhe shkresës nr. 10886 prot., datë 26.11.2020 “Njoftim per dalje ne pension”

Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:

“Edukatore (mësues parashkollor)”

në Kopshtin pranë Shkollës “Selam Musai”, Babicë e Madhe

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

• Udhëzimin nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, Kreu IV “Procedurat e punësimit të mësuesve”, me ndryshime.

You may also like...