Thirrje për ekspertizë të jashtme
Thirrje për ekspertizë të jashtme
Bashkia Vlore njofton shpalljen për “Shërbim Ekspertizë e Jashtme për Menaxhimin Teknik Financiar dhe Operacional” në kuadër të Projektit SA-0300384 / SPICE , Programi IPA Interreg Adriatiku Jugor 2021–2027, (Itali–Shqipëri–Mali i Zi) .
TERMAT E REFERENCËS
Kategoria: Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme
Lloji i Kontratës: Kontratë Shërbimi
Përshkrimi: Asistencë Teknike dhe Menaxhim & Koordinim Projekti
Projekti: SPICE – Programi IPA Interreg Adriatiku Jugor 2021–2027 (Itali–Shqipëri–Mali i Zi)
Autoriteti Kontraktor: Bashkia e Vlorës
Kohëzgjatja e Kontratës: Për kohëzgjatjen e projektit SPICE (deri më 31 dhjetor 2027)
Vlera e Kontrates: 32.000 Euro
Përshkrimi dhe Objektivat e Pozicionit të Punës
Bashkia Vlorë, po zbaton projektin SPICE në kuadër të Programit IPA Interreg Adriatiku Jugor 2021–2027.
Objektivi i kësaj detyre është të ofrojë asistencë teknike financiare dhe shërbim menaxhimi dhe koordinimi të projektit në mënyrë që të sigurojë zbatimin efektiv dhe në kohë të projektit, në përputhje të plotë me rregullat e Programit, rregulloret përkatëse të BE-së dhe procedurat PRAG.
Ky pozicion pune i përgjigjet nevojave të Bashkisë Vlorë për të forcuar kapacitetin e saj teknik dhe administrativ për zbatimin e projekteve ndërkufitare të financuara nga BE-ja dhe përfshin organizimin e eventit përmbyllës të projektit, seminareve, trajnimeve dhe pjesëmarrjes në takime të tjera të lidhura me projektin.
Përshkrimi i fushës së punës
Menaxheri i Projektit / Eksperti i Asistencës Teknike do të mbështesë Autoritetin Kontraktor në të gjitha aspektet që lidhen me menaxhimin teknik, administrativ, financiar dhe koordinues të projektit SPICE, në përputhje me Formularin e Aplikimit, Planin e Aktiviteteve dhe buxhetin e miratuar.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Autoritetit Kontraktor , menaxheri i projektit do të kryejë detyrat e mëposhtme:
- Koordinimi dhe Menaxhimi i Projektit:
Mbikëqyr zbatimin e projektit në përputhje me Planin e Aktiviteteve;
Siguron pajtueshmërinë me rregullat e Programit IPA Interreg, rregulloret e BE-së dhe procedurat PRAG;
Monitoron progresin e aktiviteteve, produkteve, rezultateve dhe treguesve;
Përfaqëson Bashkinë në takime dhe evente kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me projektin.
2. Mbështetje Teknike dhe Administrative:
Ndihmon në përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e procedurave të prokurimit dhe administrative.
Mban dokumentacionin e saktë të projektit dhe mbështet auditimet.
Përgatit, koordinon dhe dorëzon raporte periodike narrative dhe financiare nëpërmjet platformës JEMS.
3. Menaxhimi Financiar:
Mbështet zbatimin e buxhetit të miratuar të projektit.
Siguron dokumentacionin e saktë financiar dhe justifikimin e shpenzimeve.
Organizimin e Eventit pëmbyllës dhe workshopeve/seminareve:
4. Komunikimi dhe Koordinimi:
Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me partnerët e projektit .
Koordinimi me grupin e punës së projektit të brendshëm dhe palët e interesuara të jashtme.
Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së Autoritetit Kontraktues ose organeve të Programit.
Të gjitha detyrat duhet të kryhen në përputhje me rregullat e BE-së, procedurat PRAG, udhëzimet e Programit dhe parimet e menaxhimit financiar.
5. Raportimi dhe Koordinimi
Menaxheri i Projektit do të raportojë drejtpërdrejt në Bashkinë e Vlorës, Drejtorinë e Projekteve të Huaja Integrimit Evropian dhe Diasporës dhe do të punojë në koordinim të ngushtë me partnerët e projektit dhe strukturat përkatëse të Programit.
Menaxheri i Projektit do të punojë si pjesë e Projektit SPICE. Ai/Ajo do të raportojë dhe do të punojë nën drejtimin e Koordinatorit të Bashkisë. Menaxheri i Projektit do të bashkëpunojë ngushtë me Bashkinë dhe palët e tjera të interesuara për të siguruar që projekti të menaxhohet në mënyrë efikase dhe në përputhje të plotë me objektivat e Projektit, dhe Marrëveshjen e Partneritetit .
Kohëzgjatja: Menaxheri i Projektit do të angazhohet me kohë të pjesshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.
Vendndodhja: Vlorë- Shqipëri, me disponueshmëri për udhëtime sipas kërkesave të aktiviteteve të projektit.
Kualifikimet dhe Përvoja e Kërkuar
Eksperti duhet të përmbushë kërkesat minimale të mëposhtme:
Ofertuesi mund të jetë një person fizik ose një person juridik. Në rastin e një personi juridik, eksperti/ekspertët e propozuar të caktuar për kontratën duhet të përmbushin së bashku kërkesat e listuara më poshtë.
- Përvojë në programe të financuara nga BE-ja, veçanërisht Interreg, IPA ADRION ose projekte të ngjashme të bashkëpunimit territorial.
- Ekspertizë e fortë në menaxhimin e projekteve, duke përfshirë koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve me shumë partnerë.
- Kapacitet i demonstruar në menaxhimin financiar, buxhetimin dhe raportimin në përputhje me rregullat dhe procedurat e BE-së.
- Përvojë në hartimin e raporteve teknike dhe narrative, si dhe në sigurimin e pajtueshmërisë me detyrimet kontraktuale.
- Eksperiencë në angazhimin e palëve të interesuara, koordinimin me institucionet publike dhe lehtësimin e proceseve të bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.
Përvojë specifike profesionale
- Minimum 3 vjet përvojë profesionale.
- Përvojë në projekte të financuara nga BE-ja.
- Përvojë në programe Interreg, IPA ADRION ose të ngjashme.
- Përvojë në monitorimin dhe raportimin financiar.
- Njohuri të mira të metodologjive të menaxhimit të projekteve.
- Njohuri të mira të procedurave të prokurimit dhe rregullave PRAG.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
Dokumentet që duhen paraqitur nga Aplikanti
Aplikanti duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme:
- Letër Interesi.
- Curriculum Vitae (CV),;
- Kopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm;
- Kopje e diplomës universitare dhe certifikatave të tjera përkatëse që lidhen me kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara;
- Deklaratë Nderi e nënshkruar që konfirmon se aplikanti nuk është në asnjë nga situatat e përjashtimit të parashikuara sipas dispozitave përkatëse të PRAG-ut.
- Dokumente mbështetëse që vërtetojnë përvojën e mëparshme profesionale të përgjithshme dhe specifike.
- Deklaratë e nënshkruar e ekskluzivitetit dhe disponueshmërisë.
- Nëse jeni një kompani, institucion ose organizatë jofitimprurëse, ju lutemi jepni informacion mbi NIPT/QKB dhe specifikoni llojin e faturës që do të jepni (faturat duhet të jenë fatura të rregullta)
- Dorëzimi i Dokumenteve
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit personalisht, ose me postë në mënyrë zyrtare sipas udhëzuesit, brenda datës 23 korrik 2026, ora 16:00, në adresën e mëposhtme: Bashkia Vlorë, “Sheshi 4 Heronjtë” .
Zarfi duhet të kete shenimin: Te mos hapet:
Aplikim për pozicionin Menaxher Projekti SPICE -IPA INTERREG Itali-Shqipëri-Mal i Zi.2021-2027
Dokumentacioni i kësaj kësaj thirrjeje duhet të përmbajë:
Draft kontrata: kushtet e përgjithshme dhe të veçanta dhe anekset:
I. Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimeve
II. Termat e referencës
III. Organizimi dhe metodologjia
IV. Buxheti
V. Formularët dhe dokumentet e tjera mbështetëse
- Informacione të tjera:
I. Tabela e përputhshmërisë administrative
II. Tabela e vlerësimit - Formulari i dorëzimit të ofertës
Për detaje të plota mbi procedurat e tenderimit dhe nëse nevojiten modele të editueshme, ju lutemi referojuni udhëzuesit praktik dhe anekseve të tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e mëposhtme: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG
Aplikimet pranohen deri me 23 Korrik 2026, brenda orës 16:00.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike info@vlora.gov.al
SPICE VL b8i1_annex_v_budgetglobal_en
SPICE VL b8m2_evalgrid_global_en_Pozitive Cities_TA
SPICE VL b8f_annex_ii_torglobal_en_
SPICE VL b8c2_specialconditions_en
SPICE VL b8c1_mainconditions_en
SPICE VL a14a_declaration_honour_procurement_en
b8o3_contractnotice_simp_neg_en(servis Kontrat)
SPICE VL b8f_annex_ii_torglobal_en_
1.-b8b ftesa spice anglisht (1)
b8o3_contractnotice_simp_neg_en(servis Kontrat)
SPICE VL b8f_annex_ii_torglobal_en_ (1)
SPICE VL b8h_annex_iv_keyexpertprofile_en
SPICE VL b8j3_annex_vi_ifind_en
SPICE VL b8j4_annex_vi_ifcompany_en






